Rrëzimi i aeroplanit me lojtarët e Chapecoenses u shkaktua nga “gabimi njerëzor”
![Rrëzimi i aeroplanit me lojtarët e Chapecoenses u shkaktua nga “gabimi njerëzor”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/12/chapo-780x439.jpg)
Rrëzimi i aeroplanit që shkaktoi vdekjen e 71 njerëzve, duke përfshirë shumicën e ekipit të Chapecoenses, është shkaktuar nga një gabim njerëzor – kanë bërë të ditur autoritetet kolumbiane të aviacionit.
Aeroplani që operohej nga kompania me bazë në Bolivi, LaMia, u rrëzua në malet në afërsi të Medellinit, sepse piloti kishte dështuar që ta rimbushte me karburant. Ai po ashtu nuk i ka raportuar dështimet e motorit të shkaktuar nga mungesa e karburantit, derisa ishte tepër vonë – kanë njoftuar zyrtarët.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/12/chapo1.jpg)
Sekretari për Siguri Ajrore në Bolivi, koloneli Freddy Bonilla, ka thënë se asnjë faktor teknik nuk ka qenë shkaktar i aksidentit, si dhe gjithçka përfshin gabimin njerëzor. Ai ka shtuar se, përveç mungesës së karburantit, aeroplani ishte mbi vlerën e lejuar të ngarkesës për afro 400 kilogramë dhe nuk ishte i certifikuar për të fluturuar në lartësinë që ishte para se të rrëzohej.
Ka pasur spekulime nga më të ndryshmet rreth rrëzimit të aeroplanit, ndër të cilat se pasagjerët janë vrarë. Duhet theksuar se piloti Miguel Quiroga ishte njëherësh bashkëpronar i kompanisë ajrore, ndërsa ka vdekur në aksident.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/12/chapo2.jpg)
Shefi ekzekutiv i LaMia, Gustavo Vargas Gamboa, është në burg me akuzat për vrasje dhe padi të tjera, të cilat i ka mohuar. Djali i tij, Gustavo Vargas Villegas, po ashtu po mbahet për keqpërdorim të ndikimit të tij për marrjen e licencës për aeroplanin që u rrëzua.
Ndryshe, aeroplani po i dërgonte lojtarët e ekipit brazilian, Chapecoense, drejt ndeshjes së tyre më të madhe në histori – finalen e Copa Sudamericana. Rrëzimit i mbijetuan vetëm tre lojtarë, dy anëtarë të stafit dhe një gazetar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rumani-kosove-780x439.jpg)
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
![Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/barcelona1-780x439.jpg)
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/owen-ronaldo-gerrard-780x439.jpg)
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/milan-1-780x439.jpg)
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi