LAJMI I FUNDIT:

Rrezikuan të mbyteshin, policia shpëton dy turistë gjermanë në Sarandë

Rrezikuan të mbyteshin, policia shpëton dy turistë gjermanë në Sarandë

Policia Kufitare ka shpëtuar dy turistë gjermanë të cilët rrezikuan të mbyteshin në ujërat në plazhin e Krorëzës.

Sipas policisë mësohet se 2 turistët gjermanë rrezikonin të mbyteshin, pasi mjetet kanoe me të cilat po lundronin, ishin mbushur me ujë, për shkak të dallgëve të larta.


Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, menjëherë pas njoftimit se dy shtetas që po lundronin me kanoe, rrezikonin të mbyteshin, për shkak të dallgëve të larta, kanë nisur menjëherë kërkimet, bashkë me Njësinë Policore Detare.

Gjatë kërkimeve në kushte jo të favorshme, për shkak të dallgëve të larta, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në plazhin e Krorëzës, 2 shtetasit gjermanë që kishin mbetur në det pasi mjetet e tyre lundruese ishin mbushur me ujë.

Shërbimet e Policisë kanë nxjerrë në breg, 2 mjetet lundruese kanoe dhe 2 shtetasit gjermanë. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e ofruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori