LAJMI I FUNDIT:

Rrezikuan jetën gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nuk ua vazhdon kontratat infermierëve të financuar nga Banka Botërore

Rrezikuan jetën gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nuk ua vazhdon kontratat infermierëve të financuar nga Banka Botërore

Rrezikuan edhe shëndetin e tyre duke trajtuar pacientët me COVID-19, por rreth 360 infermierë që ishin punësuar për nevoja klinikave të SHSKUK dhe QKMF, në trajtimin e pacientëve gjatë pandemisë COVID-19, nuk do t’iu vazhdohet kontrata nga Ministria e Shëndetësisë.

Infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.


Infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj punë. E Ministria e Shëndetësisë (MSH) i ka njoftuar se këto kontrata nuk do të vazhdohen më.

Gazeta Shneta ka siguruar një njoftim të zyrtarit Agim Aliu i cili në emër të Sekretarit të MSH-së Naim Bardiqi, i ka njoftuar infermierët se kontratat e tyre nuk do të vazhdohen. Arsyetimi ka të bëj me mungesën e fondeve.

“…për shkak të mungesës së fondeve nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, kontratat nuk mund të vazhdohen”, thuhet në këtë njoftim.

Infermierët që kanë qenë të punësuar përmes këtij projekti kanë reaguar përmes një letre të cilën ia kanë dërguar ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe sekretarit Bardiqi.

Ata kanë kërkuar që kontratat e tyre të vazhdohen.

Sipas tyre nëse MSH ka pasur buxhet për 422 infermierë të punësuar në qendrat e vaksinimit, është dashur të sigurohet buxhet edhe për ta, ose të njëjtëve t’u vazhdohen kontratat, meqë kanë shërbyer në periudhën më të vështirë, duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre .

“Ne si staf kërkojmë mirëkuptimin dhe shpresojmë ta rishikoni vendimin tuaj dhe një herë sepse ju në një kohë shumë të vështirë pandemie po i largoni nga puna 360 punëtorë shëndetësor që ju kanë dal përkrahje në ditët më të vështira në përballje me pandeminë globale Covid 19”, thuhet në letrën e infermierëve.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori