Për më shumë se dy javë, Izraeli ka kërcënuar se do të nisë një ofensivë tokësore në Gaza.
Por rreziqet mund të jenë shumë të larta, me ministrin e jashtëm të Turqisë që paralajmëroi sot se me një operacion i tillë do të fillonte një masakër, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Sipas mediumit britanik, tanket dhe ushtarët izraelitë mbeten të vendosur në kufi, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu formoi një kabinet lufte dhe thirri qindra mijëra rezervistë të IDF.
Dhe kur bota është duke pritur për lëvizjen e radhës të Izraelit – pse nuk ka ardhur ende?
Lidershipi
Shefat politikë dhe të sigurisë që marrin vendimin për të sulmuar e dinë se mund të shkruajnë “kapitullin e tyre të fundit në jetën publike”, tha eksperti i Lindjes së Mesme, Robert Satloff për rrjetin partner të Sky, NBC.
Shumë mbajnë përgjegjësi për dështimet e sigurisë që çuan në sulmin vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor dhe janë të vetëdijshëm se hetimet do të ndjekin këtë konflikt, tha Howard Berkowitz, i Institutit të Uashingtonit për Studimet e Lindjes së Afërt.
Pengjet
Rreth 220 pengje mbeten të robëruar në Gaza, që besohet të jenë të fshehur në një rrjet tunelesh nëntokësore.
Zyrtarët do të jenë nën presion për të shpëtuar sa më shumë që të munden përpara çdo ofensive, me burime në administratën e Joe Bidenit që thonë se SHBA-ja po mbron vonesat mbi këtë bazë.
Rrezik për trupat izraelite
Ish-oficeri i lartë i inteligjencës britanike Philip Ingram ka thënë për Sky News se IDF do të përballet me disa nga “luftëtarët më të egër të terrorit urban” në botë në Gaza.
Ai shpjegoi se Hamasi do të dijë rrugët nëpër të cilat do të udhëtojë Izraeli, duke përdorur minat, pozicionet më të mira të snajperimit dhe rrjetin e tij të tuneleve për t’i sulmuar ata.
“Ekziston rreziku për të hyrë në një kurth shumë të rrezikshëm”, ka thënë një ish-zyrtar i lartë izraelit i sigurisë për NBC.
Hezbollahu
Milicitë e mbështetura nga Irani, aktive në Siri, Irak, Jemen dhe ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha, në Liban, do të jenë në mendjen e zyrtarëve izraelitë.
Hezbollahu, një grup i fuqishëm militant, ka shkëmbyer zjarr me IDF mbi kufirin libanez që nga 7 tetori dhe ka paralajmëruar Izraelin kundër një ofensive tokësore.
“Askush nuk ka dëshirë për dy fronte në këtë pikë”, tha ish-zyrtari i sigurisë.
Plani i daljes
Benjamin Netanyahu nuk ka vendosur për një plan daljeje se si dhe kur të largohet nga Gaza, tha një zyrtar i lartë qeveritar për NBC.
Dhe nëse Izraeli arrin qëllimet e tij strategjike, askush nuk e di se cilat subjekte mund të zënë vendin e Hamasit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shembet çatia në një qendër tregtare në Peru, tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar – publikohen pamjet tronditëse

Gjendje e jashtëzakonshme në qytetin brazilian, gropat gjigante po kërcënojnë vendin

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje – kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit