LAJMI I FUNDIT:

Rrezik nga trazirat civile gjatë kohës së bllokadës shkaku i coronavirusit, banorët e Kalifornisë presin në radhë për të blerë armë

Rrezik nga trazirat civile gjatë kohës së bllokadës shkaku i coronavirusit, banorët e Kalifornisë presin në radhë për të blerë armë

Banorët e Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, po presin në radhë para lokaleve ku shiten armë, në kohën kur pritet të jepet urdhri për një mbyllje të përgjithshme, në përpjekje që të ndalohet përhapja e coronavirusit.

Në mbarë botën, njerëzit kanë nisur të blejnë nga paniku, duke grumbulluar numër të madh të produkteve ushqimore dhe barnave kryesore, transmeton Telegrafi


Por, njëjtë nuk ndodhë edhe në Kaliforni, ku prej frikës së ndonjë trazire sociale, një numër i madh i banorëve janë detyruar të blejnë armë, si dhe të sigurojnë municionin e duhur.

Menaxheri i një lokali ku shiten armë, ka thënë se është armatosur edhe vet, kur e ka telefonuar e bija, duke i thënë se dy burra i kanë hyrë në shtëpi kinse për të kontrolluar dhe më pas, nën kërcënimin e armëve, ia kanë vjedhur gjërat në frigorifer.

“Kur vjen rreziku, mund ta ndryshosh mendjen menjëherë, tani më nuk do të qëndrojë pa armë”, ka thënë ai, duke e konsideruar gjendjen si mjaft të rrezikshme.

Reagimi i presidentit Trump, ndaj parandalimit të përhapjes së coronavirusit po konsiderohet i vonuar, gjë që ua ka shuar shpresën shumë njerëzve, se virusi mund të mbahet nën kontroll. /Telegrafi/