Kulla Jugore e kalasë së Gjirokastrës është duke thelluar çarjen e evidentuar të paktën 12 vite më parë.
Janë të paktën 3 çarje në strukturën e kullës por ajo e pozicionit ballor, është duke u zgjeruar me shpejtësi.
Në 18 Janar çarja mbi këtë kullë duket qartësisht më e ngushtë se ajo e regjistruar sot vetëm 22 ditë më pas.
Por i kontaktuar për të sqaruar këtë situatë drejtori rajonal i Monumenteve të Kulturës Albert Kasi tha jashtë kamerave se çarja është thelluar vetëm me 1 cm në 15 vitet e fundit dhe se situata nuk është e rrezikshme.
Studio italiane Torresi që realizoi në vitin 2006 Studimin e Riskut Sizmik për Gjirokastrën e prezanton situatën të vështirë dhe zonën rreth kështjellës si një territor me risk sizmik të nivelit 3 dhe 4 që tregohet me ngjyrë të kuqe në hartën e asaj periudhe. Raporti rekomandon masa për reduktimin e riskut, por asnjë ndërhyrje nuk ka ndodhur pas këtij studimi.
UNESCO i rikthehet problemit në vitin 2014 ku në raportin me titull: “Manaxhimi i riskut të shkatërrimit në sitet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri” e përmend rastin e Gjirokastrës si kritik.
Raporti sjell foto të të çarave në muret e kështjellës dhe shënon se ato mund të lidhen me paqëndrueshmërinë gravitacionale që është aktive përgjatë shpatit të kodrës mbi të cilën është vendosur kështjella.
” Përfundimisht një studim gjeomekanik dhe strukturor i detajuar i kreshtës konglomerate që është e vendosur nën kështjellë do të na lejonte ne të kuptonim më mirë proceset përgjegjëse për paqëndrueshmërinë gravitacionale”, thuhet në raport.
Më 18 Janar shembja e një masivi dheu pikërisht nën kullën Jugore alarmoi një pjesë të specialistëve për një aktivizim të ri të lëvizjes së shkëmbinjve që mund të prishin ekuilibrin statik të gjithë shpatit por zyrtarisht nuk ka asnjë vlerësim për këtë situatë të re.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi