Të paktën 12 njerëz të afërt me presidentin, Donald Trump, kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Shumë nga njerëzit që kanë rezultuar pozitivë rreth presidentit morën pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë më 26 shtator që po shqyrtohet si një "ngjarje super-përhapëse".


Siç kemi raportuar më parë, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany u bë e fundit që doli pozitiv për virusin, raporton Telegrafi.

Më poshtë është një përmbledhje se kush tjetër është diagnostikuar me coronavirus.

Zonja e Parë - Melania Trump Ndihmësi i lartë presidentit - Hope Hicks Ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë - Nicholas Luna Ish këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë - Kellyanne Conway Senatorët republikanë Mike Lee, Thom Tillis dhe Ron Johnson Menaxheri i fushatës - Trump Bill Stepien Guvernatori i New Jersey - Chris Christie Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan - Ronna McDaniel Presidenti i Universitetit të Notre Dame - John Jenkins Sekretarja e Shtypit - Kayleigh McEnany. /Telegrafi/

7ae62ef9 2a1b 413b 8bf1 4dc904ee8ba8