LAJMI I FUNDIT:

“Rreth 400 milionë euro nga Banka Botërore për projektet në Maqedoni”

“Rreth 400 milionë euro nga Banka Botërore për projektet në Maqedoni”

Banka Botërore do t’i vë në dispozicion Maqedonisë rreth 400 milion euro për projekte në katër vitet e ardhshme. Kjo u theksua në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, ku po merr pjesë delegacioni nga Maqedonia i kryesuar nga ministri i financave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja i Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për paketën dhe strategjinë e re për bashkëpunim me Bankën Botërore, siç deklaroi Ministri i Financave, Dragan Tedovski, është folur në takimin e delegacionit nga Maqedonia me zv. kryetarin e Bankës Botërore, Siril Muller dhe drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore, Linda Van Gelder, u diskutua paketa e projektit dhe strategjia e re për bashkëpunim me Bankën Botërore.


Me këto fonde do të mbështetet përmirësimi i aftësisë konkurruese të sektorit privat, zhvillimin e aftësive dhe krijimin e më shumë mundësive për kategoritë më të prekshme, si dhe rritjen e qëndrueshmërisë institucionale dhe fiskale.

“Me strategjinë e re 2019-2023 do të investohen fonde të konsiderueshme në përmirësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë në Maqedoni dhe arritjen e rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Kjo mund të arrihet duke përmirësuar aftësinë konkurruese të sektorit privat, duke mbrojtur kategoritë më të prekshme dhe duke hapur mundësi të reja për ta, si dhe forcimin e institucioneve dhe qëndrueshmërinë e financave publike. Bëhet fjalë për rreth 35 projekte në fushën e mbështetjes së biznesit, transportit dhe komunikimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, punës dhe politikës sociale, Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Arsimit, Mjedisit, Financave dhe Bujqësisë”, tha Ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Në kuadër të këtyre 35 projekteve janë të planifikuara edhe projekte infrastrukturore për rehabilitimin e rrugëve kombëtare, rajonale dhe lokale gjatë periudhës 2019-2021./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori