Për mirëqenien e mësimdhënësve me probleme shëndetësore, është kërkuar në vazhdimësi nga Sindikata e Arsimit që të mbështeten, e herë pas here të lirohen edhe nga detyra.
Vitin e kaluar Ministria e Arsimit pati ndarë një grant prej 1 milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore, nga i cili përfituan rreth 300 mësimdhënës. Por, për këtë vit ende nuk dihet nëse ka vazhduar mbështetja për ta, ndërsa Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje për këtë çështje.
Shumë mësimdhënës, të cilët kanë probleme shëndetësore, janë shprehur se kanë nevojë të mbështeten financiarisht, pasi trajtimi i tyre kushton shumë. Ata nuk pranuan të flasin për arsye të tyre personale, por jashtë mikrofonit të Radios, treguan se e patën mirëpritur vendimin e Ministrisë vitin e kaluar për mbështetjen, i cili ua ka lehtësuar mbulimin e problemeve.
Ndërkohë, Sindikata e Arsimit, e cila mbron të drejtat e mësimdhënësve, në vazhdimësi ka kërkuar që të lehtësohet puna për këtë kategori të mësimdhënësve. Kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën se vitin e kaluar Ministria e Arsimit siguroi mjete prej 1 milion e 700 mijë eurosh, për të mbështetur këta mësimdhënës.
“Kuptimi ka qenë që ata të merren me sëmundjet e tyre, shërimin, ndërsa në vend të tyre të vijnë kolegët e rinj që ishin të papunë. Kjo gjë filloi mbarë. Sivjet nuk kemi informacione dhe ka disa vërejtje në disa komuna, që kjo nuk po realizohet. Uroj që MASHT të vazhdojë këtë veprim që e kemi duartrokitur vitin e kaluar. Uroj që edhe në vitin 2023, MASHT të ndajë mjete të mjaftueshme, pasi këta mësimdhënës nuk kanë asnjë mundësi, sepse shëndeti i tyre është i rënduar. Ata në klasë patën shkuar për të ruajtur vendin e punës dhe për të ruajtur pagën për të ushqyer fëmijët e tyre”, ka thënë Jasharaj.
Jasharaj, tha se këta mësimdhënës duhet të lirohen nga detyra, të marrin pagën, e të merren me sëmundjen e tyre. Ndërsa, theksoi se sipas të dhënave që kanë marrë nga DKA-të, numri i mësimdhënësve me probleme shëndetësore mund të jenë rreth 400.
Ndërkohë, Rinor Qehaja, nga “Instituti EdGuard”, tha se mirëqenia e mësimdhënësve është përgjegjësi institucionale.
“Mësimdhënësit me probleme shëndetësore që janë prezentë në sistemin arsimor, duhet të përkrahen, të vazhdohet të përkrahen dhe të kemi një legjislacion të qëndrueshëm, që garanton këtë përkrahje. Nuk guxojmë që asnjë mësimdhënës me shëndet jo të mirë të imponohet për të prezantuar në klasë. Jemi të interesuar në mirëqenien e çdo mësimdhënësi, por në të njëjtën kohë edhe në cilësinë e rritur të mësimdhënies në klasë”, ka thënë Qehaja.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje për Radio Kosovën, nëse do të vazhdojë mbështetjen për mësimdhënësit me probleme shëndetësore. Vitin e kaluar pati ndarë grantin prej 1 milion e 700 mijë eurosh, ndërsa pat premtuar se do të punojnë në infrastrukturën ligjore, që secili mësimdhënës ta kryejë punën e vet pa shqetësimet që ia sjell shëndeti./rtk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProkuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës