Kosova vazhdon të përballet ende me humbje të energjisë elektrike në rrjet i cili menaxhohet nga KEDS-i për shkak të kyçjeve ilegale nga ana e qytetarëve.
Sipas disa të dhënave të sektorit të energjisë, afër një e treta e totalit të energjisë elektrike mbetet e pa faturuar, ndërsa përveç pjesës veriore të vendit, ku KEDS-i nuk arrin që ta faturojë energjinë e shpenzuar edhe rajonet e tjera të vendit konsiderohen si zona problematike nga ana e kompanisë.
Sipas të dhënave që qarkullojnë ndërmjet akterëve të distribuimit të energjisë elektrike, në rajonin e Pejës humbjet në rrjet janë 31 për qind, në rajonin e Gjakovës humbjet arrijnë në rreth 29 për qind, kurse në rajonin e Prishtinës 27 për qind.
Situatë disi më e mirë është në rajonin e Gjilanit, ku humbjet në rrjet si pasojë e kyçjeve të paligjshme vlerësohen se janë 15.63 për qind.
Keto humbje vlerësohet se janë nga sundimi i dobët i ligjit në vend, meqë edhe në rastet kur identifikohen kyçjet ilegale, ato nuk mund të ndërpriten deri në përfundimin e proceseve gjyqësore, të cilat shpesh marrin kohë të gjatë për tu zgjidhur.
Vjedhja e energjisë elektrikë është fenomen më i theksuar që e përcjell Kosovën, nga paslufta e ndoshta edhe më herët.
Ndërkohë bëhen përpjekje të vazhdueshme për uljen e këtyre vjedhjeve, por rezultatet deri tash nuk kanë qenë të kënaqshme.
Ndryshe sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në raportin për vitin 2017, theksohet se niveli më i madh i humbjeve komerciale është gjatë dimrit.
“Konsumi familjar dhe humbjet komerciale janë më të larta nё sezonin dimëror, që është kryesisht për shkak të shfrytëzimit të energjisë elektrike për ngrohje”, thuhet në raportin e ZRRE-së, shkruan Telegrafi.
Po ashtu ZRRE-ja bënë të ditur se kostoja e humbjeve të energjisë eklektike kam shumën prej 56,060 milionë euro vetëm për vitin 2017. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

"Mashtrues e abuzues i buxhetit", Hoti përplaset me Muratin

Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian

Pse fluturimet drejt dhe nga Gjermania janë kaq të shtrenjta?

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium