LAJMI I FUNDIT:

Rreth 200 mijë fëmijë përfitojnë nga donacioni i IPKO-së nëpër QMF

Rreth 200 mijë fëmijë përfitojnë nga donacioni i IPKO-së nëpër QMF

Nën nismën për të mbështetur sektorin e shëndetësisë, rreth 200 mijë fëmijë do të përfitojnë nga donacioni i IPKO-së në 10 komuna. Kompania mëstabile e telefonisë në Kosovë, IPKO, tashmë ka përfunduar shpërndarjen e pajisjeve mjekësore për dhjetë departamente të pediatrisë, nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Donacioni prej 100.000 (mijë) eurosh ka për qëllim që të ndihmojë Qendrat e Mjekësisë Familjare, me pajisjet dhe mjetet më të domosdoshme, të cilat do të jenë në shërbim të fëmijëve të Kosovës. Nisma “Ne qëndrojmë me fëmijët” ka filluar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për të vazhduar nëQendrat e Mjekësisë Familjare në komunat tjera si, Ferizaj, Obiliq, Skenderaj, Drenas, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Graçanicë dhe Klinë.


“Është e njërëndësie tëveçantë që të krijohen kushte më të mira të jetës për fëmijët në Kosovë dhe njëkohësisht t’u ofrojmë atyre më të mirën nga ne. Donacioni i IPKO-sëështë dhënë duke u bazuar në nevojat e Qendrave të Mjekësisë Familjare, gjegjësisht reparteve pediatrike të tyre. IPKO është kompani që mban përgjegjësi sociale, duke e kthyer investimin e saj në shoqëri.Është obligim i yni i përbashkët si shoqëri, që të kujdesemi për fëmijët e vendit. Ne qëndrojmë me fëmijët e Kosovës dhe do të vazhdojmë me projekte të ngjashme edhe në të ardhmen”, ka thënë Drejtori Ekzekutiv i IPKO, Robert Erzin.

IPKO vazhdimisht përkrahë kauza të ndryshme që kanë të bëjnë me fëmijët. Në fund të vitit 2017, IPKO ka përfunduar projektin e shkollave, “Mësimdhënësit zgjedhin, IPKO përkrahë”. 50 shkolla, kopshte të fëmijëve dhe njësi të tjera arsimore, kryesisht nga zonat rurale kanë përfituar nga ky donacion. /Telegrafi/