LAJMI I FUNDIT:

Rreth 200 arinj polarë, mblidhen pranë balenës së ngordhur që e nxorën valët në breg (Foto)

Rreth 200 arinj polarë, mblidhen pranë balenës së ngordhur që e nxorën valët në breg (Foto)

Alexander Gruzdev po lundronte në bregdetin e Chukotka të Rusisë, kur pa nga larg diçka që dukej si copëza bore e pashkrirë.

Por, sa më shumë që afrohej, shihte se ato lëviznin dhe mendoi se ishin dele që po zbrisnin kodrës, transmeton Telegrafi.

Arinjtë polarë në kërkim të ushqimit

“Kur u afrova, pashë shumë arinj polarë, që po hanin nga trupi i një balene të ngordhur, që valët e kishin nxjerrë në breg”, ka thënë Gruzdev lidhur me rastin.


Sipas llogarive të tij, në atë hapësirë ishin rreth 200 arinj, që është numri më i madh i gjallesave të tilla, që janë parë së bashku në një zonë.

Më së shumti gjallesa të tilla, në një hapësirë

Dëmtimi i vendbanimit dhe shkrirja e shpejtë e akullit, ka bërë që këto krijesa të jenë të uritura dhe të kryejnë veprime që nuk i kanë bërë më parë, si hyrja në shtëpi të njerëzve për të kërkuar ushqim. /Telegrafi/