Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup që nga fillimi i epidemisë ka pasur 3.006 raste me coronavirus, ndërsa 1.986 prej tyre janë raste aktive.

Çairi vazhdon të jetë komuna me më së shumti të infektuar me coronavirus me 417 raste aktive, ndërsa pas Çairit vijon Gazi Baba me 158 raste dhe Aerodromi 148 raste, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Saraj ka 142 raste me Covid-19, në Butell 134, Karposh 135 dhe në Komunën QEndër 131 raste aktive.

Sot 12 viktima dhe 132 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni Sot 12 viktima dhe 132 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Nga MSH thonë se në Kisella Vodë ka 106 raste, Gjorçe Petrov 101 raste, Studeniçan 91, Shuto Orizare 75, Haraçinë 53, Ilinden 32, Petrovec 18, Çuçer sandevë 15 dhe Sopishte 12./Telegrafi/