Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 868 testime për coronavirus, ndërsa 132 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 57 janë nga Shkupi, 10 nga Kumanova, 19 nga Tetova, 1 nga Dibra, 13 nga Shtipi, 7 nga Prilepi, 3 nga Struga, 4 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 5 nga Ohri, 6 nga Gostivari, 2 nga Probishtipi, 2 nga Shën Nikolla dhe nga një në Kavadar dhe Resnjë.

MSH informon se janë regjistruar edhe 12 viktima. Prej tyre: 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Gostivari, 2 nga Struga, 1 nga Shtipi dhe 1 nga Velesi.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 112 pacentë të shëruar. Më shumë nga Shkupi (42), Tetova 16, Shtipi 40, Prilepi 1, Velesi 1, Gostivari 5, Koçani 2, Probishtipi 3 dhe Shën Nikolla 2.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 6209, prej të cilëve 2427 janë shëruar, ndërsa 298 kanë ndërruar jetë. Momentalisht raste aktive janë 3484./Telegrafi/