LAJMI I FUNDIT:

Rreth 1000 të vdekur nga cikloni në Mozambik

Rreth 1000 të vdekur nga cikloni në Mozambik

Numri i të vdekurve në Mozambik nga cikloni Idai mund të jetë deri në 1000, ka thënë presidenti Filipe Nyusi.

Nyusi shkoi në disa nga zonat më të goditura të hënën. Presidenti tha se pa trupat duke lundruar nëpër lumenj.


Stuhia e madhe zbarkoi afër qytetit port të Beira të enjten me erëra deri në 177 km / h. Por ekipet e ndihmës së shpejtë mundën të arrinin vetëm të dielën.

BBC raporton se të gjitha ndërtesat në Beira, që është shtëpia e gjysmë milionë njerëzve, janë dëmtuar.

“Çdo ndërtesë është prekur. Nuk ka energji, telekomunikacion dhe rrugët janë mbushur me tela të energjisë elektrike”, tha Gerald Bourke, nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së.

Numri zyrtar i vdekjeve në Mozambik është 84. Ndërsa në të gjithë Afrikën jugoren kanë vdekur të paktën 180 njerëz.

Në Zimbabve, së paku 98 vetë kanë vdekur dhe 217 njerëz janë zhdukur në lindje dhe në jug, tha qeveria, përcjell OraNews.

Malawi gjithashtu është goditur nga cikloni.

Përmbytjet atje shkaktuan të paktën 122 viktima. Britania e Madhe tha se do të ofrojë ndihmë humanitare me vlerë 8 milionë dollarë në Mozambik dhe Malawi. Gjithashtu do dërgojë tenda për strehimin e banorëve.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Azia
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Një rreze X zbuloi një

Një rreze X zbuloi një "masë të pazakontë" në trurin e një vajze: Mjekët nuk mund ta besonin atë që po shihnin, operohet urgjentisht tetëvjeçarja

Azia
Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Azia
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori