LAJMI I FUNDIT:

Rreshtat humbin, e edhe fjalët: Kur gazetarët falënderojnë mësuesin! (Video)

Rreshtat humbin, e  edhe fjalët: Kur gazetarët falënderojnë mësuesin! (Video)

Drejtori i informacionit në Tribuna Channel, Agron Halitaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka paralajmëruar largimin e tij nga ky medium.

“Nuk mund ta fsheh se në këto momente më humbin rreshtat në të shkruar. Njëjtë më kanë humbur fjalët kur e pash një video të përgatitur nga kolegët. Nuk besoja se e meritoja gjithë këtë respekt. Përkundrazi, jam unë ai që ju mbaj në kujtesë, për të mirë, si bashkudhëtarë të një projekti të kthyer në rrëfim suksesi”, ka shkruar Halitaj, në postimin ku është edhe videoja që me ditë të tëra e kanë përgatitur gazetarët, si shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe mësimet që kanë marrë nga ai.

Këtë shkrim, për këtë moment të ndjeshëm, për të dy palët, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Rrugëtim të mbarë, Tribuna Channel! (Video)

Para katër vitesh, kur e pata lënë Kohën Ditore – gazetën për të cilën kisha punuar plot një dekadë – e përjetova një çast pikëllimi. Por, edhe lumturimi!

U pata pikëlluar që ndahesha nga puna e përbashkët, nga një ekip të gjerë miqsh e mikeshash. Por, u lumturova nga befasia që ma kishin përgatitur – po këta. Dhurata e tyre – të cilën unë prej asaj kohe e quaj “Ora e Kohës” – vazhdon të jetë ndër suvenirët më të shtrenjtë për mua.

E pata lënë Kohën Ditore, për të vazhduar punën në një gazetë të re, me një ekip të ri të gazetarëve – shumë nga të cilët me përvojë. Punën e re, në Gazetën Tribuna, e nisa me përgjegjësitë që rëndojnë tek një redaktor i politikës. Për rreth dy vjet u përpoqa ta respektoja parimin bazë të gazetarisë- korrektësinë. Se sa ia kam dal, mund ta vlerësojnë të tjerët.

Në fund të vitit 2014, Gazeta Tribuna e bëri transformimin në një gazetë online. Ndërsa, në fillim të vitit 2015, mora përgjegjësitë e kryeredaktorit. Shpejt mediumi u zgjerua në një grup medial. E, brenda një afati rekord, për më pak se dy muaj përgatitjeje – me një staf të mrekullueshëm të gazetarëve, kameramanëve, teknikëve, punëtorëve të administratës, menaxhmentit e redaktorëve – arritëm të jemi të pranishëm, si Tribuna Channel, tek ata që i shfrytëzojnë platformat në internet.

U patëm zotuar se do të bëjmë përpjekje të jemi në shërbim të informimit të shpejtë, të saktë, përmbajtjesor e profesional; se do të jemi aty ku është lajmi; se do të jemi aty ku fare pak ose hiq është dëgjuar zëri i qytetarit.

Besoj se ia kemi dalë. Tribuna Channel sot është në mesin e mediumeve më serioze e më të cituara në vend, me një skemë të pasur programore ku, shikuesi – pavarësisht i cilës moshës është – ka pse e mban të hapur këtë kanal.

Gjatë kësaj ecjeje – si kryeredaktor e si drejtor i informacionit – shpesh jam tensionuar, shpesh kam kritikuar, kam përplasur derën e i kam rënë me grusht tavolinës së punës. Por, gjithnjë me idenë që ta bëjmë një punë më të mirë, bashkërisht.

Ndoshta, jam kursyer nga lëvdatat për ekipin, por tash – që erdhi dita kur do të “ndahem”nga Tribuna Media Group- e them publikisht se ata që sot vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj kompanie, përfshirë shumë të tjerë që kanë zgjedhur të jenë të angazhuar diku tjetër, janë meritorë për suksesin që ka arritur televizioni.

Nuk mund ta fsheh se në këto momente më humbin rreshtat në të shkruar. Njëjtë më kanë humbur fjalët kur e pash një video të përgatitur nga kolegët. Nuk besoja se e meritoja gjithë këtë respekt. Përkundrazi, jam unë ai që ju mbaj në kujtesë, për të mirë, si bashkudhëtarë të një projekti të kthyer në rrëfim suksesi.

Kam punuar me ju, si gazetar, e do të mbetem koleg me ju edhe në të ardhmen, sepse nuk e kam ndërmend ta braktis gazetarinë.

Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri! Uroj të jetë një sukses i ri!

Në fund të këtyre rreshtave, dua të shpreh falënderime për të gjithë ata me të cilët kam punuar gjatë këtyre viteve. Menaxhmentit që më ka besuar postin e Drejtorit të Informacionit, redaktorëve që i kam pasur krah të djathtë, gazetarëve me të cilët kam kaluar pjesën më të madhe të kohës, prezantuesve të emisioneve, kameramanëve, montazhierëve, regjiserëve e tonistëve me të cilët kam bashkëpunuar, e deri te punëtorët e administratës, të pastrimit dhe të sigurimit.

Të gjithëve, pa përjashtim, ju uroj suksese.

Rrugëtim të mbarë kolegë- rrugëtim të mbarë, Tribuna Channel!

P.S. Kjo video që mund ta shihni më poshtë, nuk ka kundërvlerë për mua!“, ka shkruar Halitaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori