LAJMI I FUNDIT:

Rrëshqitje e gurëve në një nga plazhet më të bukura në botë, momenti kur turistët ikin “për të shpëtuar kokat e tyre” (Video)

Rrëshqitje e gurëve në një nga plazhet më të bukura në botë, momenti kur turistët ikin “për të shpëtuar kokat e tyre” (Video)

Në një nga plazhet më të bukura në botë, përkatësisht në plazhin Navagio në Greqi ka pasur një fatkeqësi në praninë e shkëmbinjve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për “shkëputjen” e një pjese të shkëmbinjve në plazhin Navagio në Zakynthos, i cili konsiderohet të jetë më i bukuri në Greqi.

Siç thuhet më tej, përveç turistëve, pranë ishin edhe disa anije dhe paniku i përgjithshëm në mesin e turistëve u ngrit kur pjesa e dytë filloi të bjerë në plazh.


Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e shpëtimit për të parë nëse ka ndonjë të lënduar ose të vdekur nën rrënoja. /Telegrafi/