Demarkacioni me Malin e Zi, ishte një nga temat e cila atë kohë nxiti reagimin e ashpër të opozitës, të cilët me protesta brenda dhe jashtë Kuvendit pengonin ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Mirëpo me ardhjen në krye të shtetit të Ramush Haradinajt në legjislaturën e kaluar të Kuvendit u miratua kjo marrëveshje.


Haradinaj pati deklaruar se pavarësisht ratifikimit të marrëveshjes do të ketë edhe korrigjim të kufijve.

71567234 1206593676214986 6496592352545603584 n

Mirëpo deri më tash asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Por, siç duket shteti i Malit të Zi ka vendosur që të ndërmarr disa veprime, shkruan Telegrafi.

Sipas gazetarit nga Peja, Adnan Hysenaj, Mali i Zi dje ka rrëzuar disa stane në bjeshkën e Ishtedimit.

Hysenaj madje ka thënë se në rast se shteti nuk ndërmerr masa, atëherë atë do ta bëjnë banorët e 9 fshatrave për rreth .

" EFEKTI I DEMARKACIONIT !! Sot me datën 07.10.2019 ne Bjeshkën e Ishtedimit u rrënuan Stanet Stërgjyshore të blera dy herë më lira besa edhe më gjak, nga autoritetet e Malit te Zi , nëse shteti janë nuk ndërmerr diçka, atëherë banoret e 9 fshatrave që dalin në këto bjeshkë do të ndërmarrin vet, por atëherë do të jetë vonë për pasojat që do të ndodhin...", ka shkruar Hysenaj në Facebook. /Telegrafi/

72245553 1282816165258662 3720286622957174784 n

71847170 500283980527752 2748337898989289472 n