U bë kaq kohë (po sa, një muaj, një vit, një shekull?) që po ushtojnë mediat dhe mendjet shqiptare ngaqë reforma në drejtësi është në qendër të aktualitetit shqiptar. Rrëmujë e pështjellim, akuza e kundërakuza, propozime e kundërpropozime, fakte e kundërfakte, argumente e kundërargumente nga të dyja palët, e majta në pushtet dhe e djathta në opozitë, pa anashkaluar përpjekjet e ndërkombëtarëve (Komisioni i Venecias, Bashkimi Evropian e SHBA-të) për t’i ndihmuar tërë politikanët tanë, pozitë e opozitë shkartisur, që të merren vesh midis tyre.
Rrëmuja dhe pështjellimi, për arsye objektive e subjektive, erdhën e u rënduan duke e veshur reformën e ardhshme në drejtësi me një vel terminologjik e frazeologjik që i hutuan shqiptarët tashmë të hutuar nga shtrenjtë- simi i jetës si pasojë, në nivel kombëtar, e qeverisjes së hallakatur dhe e korrupsionit galopant, si pasojë gjithashtu e krizës ekonomike, sociale e morale që ka përfshirë botën mbarë.
Shumë njerëz, ndonëse kureshtarë lidhur me reformën në drejtësi, u çorientuan para morisë së interpretimeve të varianteve të propozuara për reformën në fjalë, por edhe thjesht nga shkurtesat KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) e KLGJ (Këshilli i Lartë i Gjyqësorit), që do të zëvendësojnë shkurtesën KLD (Këshilli i Lartë i Drejtësisë), ose si ato KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit), KAGJK (Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese) dhe ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit), pa harruar variantet “88” apo “66”, madje edhe kumbimin e emrave të ndërkombëtarëve Nuland, Lu, Vlahutin, zanoret “a” dhe “u” të të cilëve të kujtojnë, dashur padashur, pasthirrmat shqipe “Uaa!” dhe “Auu!” që shprehin shtangie, befasim ose padurim.
Gjithsesi, më në fund, urra, urra, urra, tri herë urra, ndodhi mrekullia: nga një nonsens absurd u kalua në konsens(us) të urtë dhe reforma në drejtësi u miratua njëzëri nga gjithë deputetët tanë heroikë, por shtërzimet e kësaj lindjeje të vështirë qenë aq rraskapitëse sa vetëm operacioni cezarian me ndihmën e “gjinekologëve” ndërkombëtarë qe shpëtimtar.
Mirëpo, tani, shqiptarët presin të shohin dhe, sidomos, konkretisht e në veçanti, të gëzojnë frytet dhe rezultatet konkrete të vënies në zbatim të reformës në drejtësi.
Në këtë pikë, sipas një sondazhi të kryer prej miqve të mi Aqif Qifa (i majtë për mjaltë), Françesk Armadhi (i djathtë për djathë) dhe Vangjel Lezeti (nga shocëria qivile) në mjedise intelektualësh, biznesmenësh, punonjë- sish të qytetit e të fshatit, rezulton se shqetësimi therës, thelbësor e themelor i qytetarëve të Republikës tmerrësisht demokratike të Shqipërisë është se ku do t’i gjejmë, brenda një afati shumë të shkurtër, gjithë ata gjykatës e ata prokurorë të pakorruptuar dhe, para së gjithash, të pakorruptueshëm, që do të zëvendësojnë urgjentisht të korruptuarit dhe të korruptueshmit e sistemit të drejtësisë shqiptare, të cilët përbëjnë metastazat e tumorit vdekjeprurës të korrupsionit në vendin tonë.
Sipas shumicës së të pyeturve gjatë sondazhit në fjalë, katër të pestat e gjykatësve dhe të prokurorëve shqiptarë duhen zëvendësuar me homologë të huaj, kurse pjesa tjetër mendon se duhet kërkuar ndihmë në ndonjë planet tjetër meqenëse virusi i korrupsionit në sistemin shqiptar të drejtësisë është i paasgjë- sueshëm dhe rrezikon të prekë çdo tokësor të tipit homo sapiens sapo ky të gjejë punë si gjykatës apo si prokuror, por ndoshta edhe si avokat, në Shqipëri.
Përballë këtij rreziku, autorët e sondazhit i sugjerojnë qeverisë shqiptare t’i drejtohet shkencës mjekësore ndërkombëtare që të konceptojë një vaksinë të efektshme kundër virusit në fjalë, në mos, t’u drejtohet specialistëve amerikanë në fushën e robotikës që të projektojnë e të realizojnë humanoidë të aftë për të zëvendësuar me sukses në Shqipëri gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare