Rregulloni problemet me tretjen me këto 10 ushqime të shëndetshme
Është shumë e rëndësishme që problemet me tretjen të parandalohen që në fazat fillestare të saj
Tretja fillon që me përpunimin mekanik, prandaj duhet të përtypeni mirë, në këtë mënyrë i lejoni gjithashtu ushqimeve të përzihen me pështymën. Është gjithashtu e rëndësishme të integroni disa ushqime të shëndetshme në dietën tuaj.
Një dietë shumë e pasur në sheqerna, yndyra të larta dhe miellra të përpunuar, rrit rrezikun e zhvillimit të shqetësimeve me tretjen. Për të evituar këto shqetësime duhet të provojmë të rregullojmë tretjen me disa ushqime të shëndetshme.
Disa prej ushqimeve që rregullojnë tretjen
Lakrat e fermentuara
Dy lugë gjelle lakra të fermentuara para vakteve stimulojnë prodhimin e acideve gastrike. Përmbajnë baktere miqësore me zorrët që ndihmojnë riekuilibrimin e florës lokale dhe ndihmojnë daljen jashtë.
Uthull molle
Ndihmon organizmin për të prodhuar acid klorhidrik, shumë i dobishëm për stomakun sepse ndikon në tretjen e yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave. Favorizon humbjen në peshë, lehtëson refluksin dhe sindromën e zorrës së irrituar falë yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave.
Mango
Është treguar se mango ndihmon për të mbajtur gjallë bakteret e mira të zorrëve. Sipas një studimi të universitetit të Oklahoma, integrimi i këtij fruti në dietën tonë, përmirëson shëndetin e zorrëve, redukton yndyrat e trupit dhe kontrollon sheqernat në gjak. Është i pasur në vlera ushqyese dhe përbërës bioaktivë që reagojnë në mënyrë pozitive për shëndetin tonë në disa nivele.
Kefir
Është i ngjashëm me kosin e thartë, por më i lëngshëm. Ajo që e bën kefirin një ushqim të mrekullueshëm është prezenca e dhjetëra grupeve bakteresh të mira. Pjesa më e madhe e llojeve të jogurtit që gjejmë në treg, përmban tre.
Vaj ulliri
Është i njohur që nga antikiteti për faktin se i bënë mirë aparatit tretës. Mbron nga acidi refluks gastrik dhe favorizon një kalim të lehtë dhe gradual të ushqimit nga stomaku drejt duodenit, duke rritur ndjesinë e të qenit të ngopur.
Angjinare
Përmbajnë cinarinë, një substancë acide që stimulon prodhimin e biliareve. Lehtëson punën e mëlçisë dhe ndihmon në parandalimin e formacioneve të gurëve dhe kalkulave në tëmth. Angjinaret veprojnë si diuretik natyral, reduktojnë post-efektet e alkoolit dhe janë të pasura me fibra.
Molla
Pektina (fibër e shpërbëshme) e gjendur tek mollët favorizon tretjen dhe parandalon fermentimin në brendësi të zorrës. Mund të ndihmojë në luftimin e lodhjes dhe të mbajë nën kontroll nivelet e LDL ose të kolesterolit të keq. Hajini me gjithë lëkurë, pasi janë shumë të shëndetshme për aparatin tretës.
Kosi
Përbërja e tij e probiotikëve e bën një nga ushqimet që favorizojnë sidomos tretjen. Probiotikët janë mikroorganizma të gjalla prezente tek ushqimet. Forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në shëndetin e florës së zorrëve. Janë të dobishme për një transit të mirë intestinal.
Ananas
Ananasi përmban bromelinë, një enzimë që ndihmon në shpërbërjet proteinike më të vështira për t’u tretur. I dobishëm për të luftuar edhe sëmundjet intestinale, fryrjen e barkut dhe ulcerën.
Xhenxhefil
Kjo rrënjë aromatike është një stimulant i shkëlqyer për tretjen. E ndihmon pankreasin të çlirojë enzima, duke e bërë shpërbërjen e sheqernave më të lehtë dhe më pak acide. Ka fuqi të mëdha antibakteriale, qetëson diarrenë dhe ndihmon daljen jashtë. Nëse pihet si çaj, parandalon dispepsinë (tretjen e ngadaltë dhe të vështirë). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën