LAJMI I FUNDIT:

Rregullohet shtrati i lumit Zërnovka në Zërnovcë

Rregullohet shtrati i lumit Zërnovka në Zërnovcë

Me qëllim të pengimit të daljes nga shtrati të lumit Zërnovka, komuna e Zërnovcit ka filluar me punimet e fazës së dytë të rregullimit të shtratit të lumit në fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Bllazhe Stankov, deklaron se rregullimi i shtratit është 463 metër i gjatë, kurse mjetet janë siguruar nga IPA fondet për zhvillim rural dhe janë në vlerë prej 10.7 milionë denarë.


Sipas AIM-së, ndërtimet pritet që të përfundojnë në një afat prej dy muajve./Telegrafi/