LAJMI I FUNDIT:

Rregullat pas rihapjes së xhamive, si duhet të sillen besimtarët

Rregullat pas rihapjes së xhamive, si duhet të sillen besimtarët

Pas takimit në mes të kreut të Bashkësisë islame të Kosovës dhe përgjegjësve nga institucionet shtetërore, pas rivlerësimit të masave kufizuese për shkak të pandemisë Covid-19, dhe vendimit se që nga dita e enjte, të hapen të gjitha xhamitë në territorin e Republikës së Kosovës për kryerjen e riteve fetare, vetëm pesë kohët e namazit dhe xhumasë, dolën edhe rregullat.

Bashkësia Islame e Kosovës rekomandon besimtarët që gjatë prezencës në xhami të vazhdojnë t’i përmbaheni masave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalim të përhapjes së virusit, i cili edhe më tej vazhdon të jetë prezent në Kosovë.

Masat që duhet të vazhdojnë të respektohen për prezencë në xhami, janë:


– Të merret abdest në shtëpi

– Të vendosen maskat

– Të ketë dezinfektues duarsh në xhami

– Të mbahet distanca sociale

– Të mos ketë tubime tjera përveç namazit, pra jo tubime me vijues të mësim besimit, jo mukabele, jo ligjërata me përjashtim të hutbes së xhumasë.

– Ligjërata e xhumasë mos të zgjatet më tepër se 10 minuta

– Të mos shfrytëzohen abdes-hanet dhe tualetet e përbashkëta.

BIK lut të gjithë besimtarët që do t’i frekuentojnë xhamitë të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen masave të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë. /KP/