LAJMI I FUNDIT:

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Edhe pse në të gjitha raportet ekzistojnë rregulla, mospëlqimi mes vjehrrës dhe nuses është diçka e njohur për të gjitha femrat në botë.

Mirëpo, ndodh që mospëlqimi të kalojë në një nivel të ri dhe akoma më të rrezikshëm.

Prandaj lexojeni një e-mail të pazakontë të cilin e ka pranuar britanikja Heidi Withers nga vjehrra e saj, pasi kanë darkuar së bashku:


– Kur të shkosh në shtëpinë e dikujt nuk flet çfarë dëshiron, ndërsa ajo që s’mund të hash është vetëm nëse je alergjike në atë ushqim

– Nuk fillon të hash para të tjerëve

– Nuk ndihmon në rregullimin e tavolinës nëse këtë nuk e kërkon nikoqirja e shtëpisë

– Nuk fle sa dëshiron, por zgjohesh përpara ose atëherë kur zgjohen të gjithë të tjerët, sepse kjo tregon respekt ndaj nikoqirit

– Asnjëherë nuk guxon ta lëndosh familjen tek e cila martohesh. Nëse mendon se di të bësh shaka, ke kujdes sepse shakatë e tua mund të përfundojnë si ofendime

– Meqenëse prindërit e tu nuk ndihmojnë në organizmin e dasmës, atëherë duhet të shpenzosh sa më pak

– Nuk duhet ta teprosh me blerjen e gjërave, sepse nuk je në gjendje t’ia lejosh vetes këtë luks

– Dikush mund të të ‘akuzojë’ që të ka rënë sëpata në mjaltë dhe mund të jesh shumë e lumtur që ke kapur një djalë të përsosur si djali im, për të cilin vërtet më vjen keq që të ka zgjedhur ty! /Telegrafi/