Këtë fundjavë në emisionin E diela Shqiptare, Klaudja kishte ardhur nga Dubai, vendi ku e ka krijuar familjen e saj, për të përmbushur ëndrrën e madhe të nënës.
Pas, martesës së motrës së madhe, ëndrra e nënës së saj ishte që të shikonte dhe vajzën e vogël të veshur me fustanin e bardhë dhe Klaudja vendosi ta ftojë nënën e saj në “Ka një mesazh për ty” për ta bërë atë të lumtur, por dhe për t’i thënë një mesazh të rëndësishëm.
“Deri në shkollën tetëvjeçare kemi qenë një familje normale. Më pas kanë nisur peripecitë. Kur isha në gjimnaz mami u sëmur dhe kishte një gjëndër në gjoks. U vizitua gjithandej dhe më pas vendosëm t’i bënim një operacion, por të ardhurat tona nuk ishin të mjaftueshme. Unë kam nisur punë 14 vjeçe në një ‘Euro Lloto’ dhe punoja katër orë në ditë dhe merrja 70 mijë lekë të vjetra. Me punën e babit dhe më timen bëmë operacionin e mamit”.
“Më pas nisa punë në agjenci, ku kam punuar gjashtë vite dhe më pas nisa punë në autobus. Kam ndryshuar disa herë punë. Më vonë fillova punë në ‘call center’ për të ardhura më të mira. Pas disa kohësh ndryshova punë dhe aplikova për të ikur jashtë. Në fillim nisa si kamareje në Oman. Më pas u ngrita në detyrë si supervizore (mbikëqyrëse). Më pas ika në Tajlandë, me agjenci bashkë me një shoqen time, ku nisa dhe një punë si menaxhere marketingu ku qëndrova vetëm një vit”.
“U ktheva në Dubai, te shoqja ime. Ndërkohë i thashë asaj se ky do jetë destinacioni i fundit. Kur shkova atje nisa të punoja si shitëse në një dyqan këpucësh. Në fillim rrija në hotel. Në muaj merrja 1.000 dollarë. Ndërkohë që gjeta një shtëpi në një provincë në Dubai, ku paguaja 300 dollarë dhe e ndaja me goca të tjera. Një ditë kur hapa Facebookun, shikoj që gjendej një djalë nga Dubai që më kishte shkruar nga je dhe i përgjigjem arabisht.
“Më prezantohet dhe më pas dhe unë i tregoj për veten time. Ai me tregoi se jam shofer dhe unë i thashë se punoj shitëse. U takuam disa herë dhe më pas ai më tregoi për familjen e tij dhe unë timen. Në Dubai njerëzit janë shumë fanatikë dhe nuk mund të shkosh të takosh prindërit e djalit. Është një vend shumë i mbyllur nga mentaliteti”, ka treguar ajo, transmeton TV Klan.
“Më tha që familja e tij ishte e varfër, që jetonte në shtëpi me qira. Unë i thashë që nuk ka problem se dhe unë vi nga një familje me shumë borxhe. Unë u njoha (me të) në prill dhe jam martuar në gusht të 2016 dhe sot kemi një vajzë. Vazhduam marrëdhënien deri në korrik. Kishim shumë gjëra të përbashkëta, borxhe, para për të paguar”, ka vazhduar ajo rrëfimin pas pyetjeve të Ardit Gjebresë.
“Më pas nisëm të bënim llogaritë e borxheve. Unë ndërkohë vazhdoja punën. Ai më thirri në dasmën e motrës së tij dhe çdo gjë ishte luksoze, s’më besohej se ai më kishte thënë jam i varfër. Por, ai u justifikua duke thënë se burri i motrës ishte i pasur dhe mendoi se do mërzitesha që ai ishte i varfër. Më pas merr mikrofonin dhe unë mendoja se do ta uronte motrën, por në fakt ai më propozoi për martës dhe unë nuk ngurova t’i thosha ‘PO’”.
“Ndërkohë e pranova dhe lamë ditën e martesë më 8 gusht, por unë nuk u bëra nuse. Vendet arabe janë shumë myslimane dhe dasma ka rregullat e veta. Femrat janë veç dhe meshkujt veç. Ndërkohë që familjen nuk e kisha. Ai më kërkoi të bëjmë dasmë, por unë nuk pranova se e dija që nuk do ta shijoja, pasi prindërit do të rrinin veç dhe ai u mërzit pak. Bëmë vetëm martesën në gjykatë”.
“Në gjykatë flet për të ardhurat dhe e vendos bashkëshorti për të ardhurat. Ai më pyeti mua për kushtin që do t’i vendosja. Dhe unë i vendosa që të mos martohet më, pasi atje meshkujt martohen katër herë. Ai e pranoi që të mos martohej. Ndërkohë që gjykatësi po fliste dhe unë kisha treguar për pasurinë time. Më pas i erdhi radha bashkëshortit dhe të ardhurat e atij ishin të pafundme. Ai ishte një bos, një princ Dubai. Kjo ishte e jashtëzakonshme. Ishte si përralla e Hirushës”.
“Sot kam ftuar mamin pasi më thoshte gjithmonë bëj një dasmë. Mami e ka martuar vajzën e parë dhe e ka parë nuse. Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje për çdo lot që i kam derdhur dhe në radhë të dytë ajo do surprizohet (befasohet)”, ka thënë ajo.
Klaudja ka treguar se as bashkëshorti i saj nuk e dinte që ajo kishte ardhur në studion e Të dielës Shqiptare dhe ishte veshur me fustan të bardhë.
Nëna e saj është përlotur teksa e ka parë vajzën e saj të veshur si nuse. “Kam dy vajza njëra është e martuar në Itali dhe tjera është martuar në Dubai. Nuk e di se kush mund të më ketë thirrur. Dëshira e çdo prindi është të shohë vajzat e saj me fustan të bardhë”, ka thënë ajo.
“Në radhë të parë duhet të të kërkoj falje për çdo fjalë që të kam kthyer. Ky është një kujtim shumë i bukur dhe duhet ta shijojmë. Unë kam dhe një kërkesë. Ti je e sëmurë dhe po pi ilaçe dhe pas një muaji ke vizitat në Itali dhe nëse nuk bëhesh më mirë ti duhet të operohesh dhe unë ta kërkoj në sy të gjithë publikut që ti të lesh cigaren, pasi ne e kemi për të mirën tënde”, i ka thënë Klaudja nënës së tij.
Nëna e Klaudias ka hezituar në fillim që të heqë dorë nga cigarja, pasi e konsumon atë prej vitesh, por pastaj ka pranuar. Më pas nëna dhe vajza janë përqafuar dhe kanë ndarë momentet e bukura së bashku.
Befasia nuk mbaroi me kaq, duke qenë Gjebrea e kishte ftuar bashkëshortin e saj në studio. E gjitha kjo ishte e përgatitur pa dijeninë e Klaudjës.
Teksa Klaudja ishte duke përshëndetur bashkëshortin e saj, Arditi e ftoi atë në studio ku dhe u zhvillua një ceremoni e vërtetë martese. Mes gotave të shampanjës dhe luleve, çifti preu dhe tortën e martesës. Gjithashtu e pranishme në këtë ceremoni ishte edhe vajza e tyre e vogël dhe disa nga të afërmit e nuses.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Kalon gati në përplasje fizike – Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët