LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i turistit turk që përjetoi tërmetin në Durrës: Dëgjoja rrëzimin e çative

Rrëfimi i turistit turk që përjetoi tërmetin në Durrës: Dëgjoja rrëzimin e çative

Tërmeti që goditi Shqipërinë mbrëmë po konsiderohet si më i fuqishmi në 30 vitet e fundit, ku si pasojë humbën jetën dhjetëra qytetarë dhe qindra tjerë u lënduan, raporton EuroNews.

Katër tërmete ndodhën brenda pak minutave në orët e para të mëngjesit, që vlerësohet të kenë qenë prej 6.4 magniutë, duke bërë kështu që shumë ndërtesa e shtëpi të shemben e qytetarë të shumtë të mbesin të ngujuar nën rrënoja, transmeton Telegrafi.


Megjithatë një turist turk e ka përshkruar në detaje për EuroNewsin momentin e dridhjes së fuqishme që u ndje në qytetin bregdetar të Durrësit.

Kamerat e sigurisë brenda dyqanit, kapin momentin kur tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë dhe gjithçka brenda lokalit lëkundet
Lexo po ashtu Kamerat e sigurisë brenda dyqanit, kapin momentin kur tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë dhe gjithçka brenda lokalit lëkundet

“Po qëndroja në një shtëpi të vogël të miqve në Durrës kur tërmeti i parë goditi vendin rreth orës 3:30 të mëngjesit”, ka deklaruar Barış Baran.

Sipas tij dridhjet e para kanë zgjatur nga 8 deri në 10 sekonda, ku ai së bashku me miqtë dhe familjet e tyre dolën jashtë nga frika se mund ta pësojnë me jetë.

“Kemi pritur për 10 minuta jashtë dhe më pas u futëm sërish brenda për ta vazhduar gjumin. Por nuk kaluan shumë minuta kur tërmeti i dytë goditi vendin – në ato momente isha i zgjuar, e kam ndjerë çdo dridhje. Kishte tinguj dërrmues që vinin nga çatia dhe u shemb një mur aty pranë. Nuk dëgjova ndonjë zë që ulërinte, ishe vetëm zhurma e çative dhe ballkoneve”, shtoi turisti turk i cili thotë se ky tërmet vetëm sa ia kishte rritur frikën pasi një tërmet të ngjashëm e kishte përjetuar në Stamboll. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori