LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi shokues i gruas të cilën ISIS e shfrytëzoi si skllave seksi dhe ia servuan në pjatë të birin njëvjeçar që ia kishin zier si “gjellë” (Video)

Rrëfimi shokues i gruas të cilën ISIS e shfrytëzoi si skllave seksi dhe ia servuan në pjatë të birin njëvjeçar që ia kishin zier si “gjellë” (Video)

Organizata terroriste Shteti Islamik e ka shfrytëzuar si skllave seksi, kurse pa dijeninë e saj e ka ngrënë edhe birin e saj, pjesët e trupit të cilit ia servuan si “gjellë”.

Militantët e ISIS-it kanë kryer krime të papara ndaj Yadizi që nuk janë as arabë e as myslimanë por që janë pjesë e pakicës në Irak, duke i masakruar mijëra prej tyre derisa femrat dhe fëmijët i kanë marrë si skllave seksi, transmeton Telegrafi.


Rrëfimi i një nëne Yazidi ka shokuar botën, për faktin se si në detaje ka shpjeguar se në çfarë forme ishte keqtrajtuar nga pjesëtarët e ISIS-it.

Militantët e ISIS-it ia kishin servuar pjesët e trupit të birit së bashku me oriz si “ushqim” për drekë. Ajo shpesh kishte humbur vetëdijen nga mungesa e ushqimit dhe ujit, duke e mbajtur të mbyllur në podrum.

“Njërën nga gratë që kemi arritur ta shpëtojmë nga militantët e ISIS-it, më ka treguar se si e kanë mbajtur të mbyllur në podrum për më shumë se tri ditë pa bukë e ujë. Më pas i kanë servuar oriz me mish. Por, pasi që e ka përfunduar ushqimin i kanë treguar se çfarë në të vërtetë kishte ngrënë. ‘Sapo ke ngrënë djalin tënd njëvjeçar të cilin ta kemi zier”, ka deklaruar një deputetja Vian Dakhil, deputetja irakiane.

Dakhil gjithashtu ka zbuluar krime tjera të ISIS-it, ku derisa po tërhiqeshin nga pjesa veriore e Irakut ku ushtria amerikane po përparon, një vajzë 10-vjeçare është përdhunuar deri në vdekje në prezencë të babait dhe pesë motrave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori