Sanije Desku nga Malisheva ka ndihmuar rreth 100 gra që të lindin fëmijët e tyre gjatë luftës në vitet 1998-1999. Shumë fëmijë kanë lindur derisa forcat serbe kanë bombarduar fshatrat e kësaj komune.
Ajo thotë se ka pasur shumë raste të lindjeve të vështira në luftë.
“Janë 83-84 lindje në luftë, që i kam regjistruar, por nuk kam mundur t’i shënoj të gjitha”, rrëfen ajo.
“Asnjë rast nuk më ka vdekur në luftë, as nënë as fëmijë,… duke qëndruar edhe në shi derisa lindte gruaja. As dorëza nuk ka pasur, as gjëra elementare s’kemi pasur”, tregon Sanija në një rrëfim për REL, përcjell Telegrafi.
Ajo thotë se lindjet kryesisht janë kryer në ambient të hapur, ndonjëherë në ndonjë objekt ndihmës, pothuaj të rrënuar krejt, pa kulm pa dritare,… por zakonisht nëpër male.
Mamia e kohës së luftës tregon se shumë lindje janë kryer derisa forcat serbe granatonin shtëpitë në fshatrat e Malishevës.
“Në disa raste edhe kam qarë prej emocioneve, kur shpëtonin nëna dhe fëmija. Gëzim më të madh nuk kam pasur. Në ato kushte luftë, në fushë, nuk kishte as ndonjë mbulojë najloni të kryheshin lindjet, por bëheshin më ndonjë gropë. Granatonin andej, e këndej dëgjohej foshnja duke qarë. Nuk kishte gëzim më të madh”, rrëfen Sanija. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare