LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Salma Hayek për infeksionin me coronavirus

Rrëfimi i Salma Hayek për infeksionin me coronavirus
(Foto: Instagram/salmahayek)

Aktorja hollivudiane, Salma Hayek, ka rrëfyer se e kishte pasur shumë të vështirë me coronavirusin.

Ylli i famshëm duke folur për revistën Variety tha se ajo u mor me sëmundjen gjatë ditëve të para të pandemisë, por vendosi të mos fliste publikisht.

Hayek tha se ajo kishte një rast të rëndë me COVID-19 dhe se ajo kaloi shtatë javë në shtëpi me mjekun e saj i cili iu lut që të shkonte në spital pasi ishte shumë e sëmurë.


“Unë thashë jo, faleminderit. Unë preferoj të vdes në shtëpi”, ka deklaruar aktorja, transmeton KP.

(Foto: Instagram/salmahayek)

Shumë të famshëm, përfshirë aktorët Tom Hanks dhe Gwyneth Paltrow, prezantuesin televiziv Ellen, këngëtarin e operës Placido Domingo dhe shoferin e Formula 1, Lewis Hamilton, kanë marrë sëmundjen, megjithëse shumë kanë përjetuar vetëm simptoma të lehta.

Ylli i filmit “Frida” tha se asaj iu dha oksigjen në një moment. Një vit më vonë, ende nuk është shëruar plotësisht nga sëmundja, zbuloi Hayek.

Sidoqoftë, puna me regjisorin e shquar Scott Ridley në filmin e tij të ri “Gucci House” e ndihmoi të rimarrë forcën. Filmi, i cili bazohet në një histori të vërtetë, përmban yje të tillë si Al Pacino, Adam Driver dhe Lady Gaga. Hayek luan një ‘profet’ që ndihmon ish-gruan e Mauricio Gucci të vrasë burrin e saj.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Kalo në kategori