LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi rrëqethës i vrasësit serik më brutal në Evropë: Kam vrarë aq shumë njerëz, sa që nuk më kujtohen të gjithë!

Rrëfimi rrëqethës i vrasësit serik më brutal në Evropë: Kam vrarë aq shumë njerëz, sa që nuk më kujtohen të gjithë!

Ish-tekniku medicinal nga Norvegjia, Arnfin Neset, ka arritur të fitojë epitetin e njërit prej vrasave serik më famëkeq në historinë e Skandinavisë.

Ai ishte dënuar më 18 mars të vitit 1983, për helmimin e 22 pacientëve me një medikament që relakson muskujt, në Institutin e të moshuarve në Okrdal, ku ai kishte qenë drejtor që nga viti 1977, transmeton Telegrafi.


Gjatë hetimeve është konstatuar se ai kishte vrarë edhe disa persona tjerë derisa kishte punuar në këtë institucion dhe në disa tjera, por më vonë kishte tërhequr disa nga deklaratat e tij.

“Kam vrarë aq shumë njerëz, sa që nuk më kujtohen të gjithë”, kishte deklaruar gjatë hetimeve.

Kloridi suxamenthonium që ishte përdorur për helmimin e pacientëve, vështirë gjendet në një kufomë në veçanti nëse ajo ka qëndruar për një kohë të gjatë. Prandaj, vrasjet e mëparshme që Neset i kishte pranuar ka qenë e pamundur të hetohen.

Ai ka pranuar haptazi se kishte vrarë nga mëshira, por në shumicën e rasteve këtë e kishte bërë për kënaqësi, si rezultat i skizofrenisë së tij.

Avokati i tij duke u munduar të arsyetojë veprimet e tij, ka deklaruar se ai ishte një burrë me probleme psikike. Por, katër psikiatër që e kishin kontrolluar, kishin konstatuar se ai është i shëndoshë dhe i aftë të paraqitet në bankën e të akuzuarve. Ndërkaq, prokurori e kishte karakterizuar atë si “vrasës shtazarak”.

Pas dy viteve hetime dhe pesë muaj gjykim, ai është shpallur fajtor për vrasjen e 20 njerëzve dhe është dënuar me 21 vjet burgim, dënimi më i ashpër sipas ligjit norvegjez.

Ai është në liri që nga viti 2004, dhe besohet se jeton diku në Norvegji me një emër tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori