LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi rrëqethës i gruas që jeton si vampir, që thith gjakun e të dashurit dhe që nuk i është ekspozuar diellit mbi 20 vite (Foto)

Rrëfimi rrëqethës i gruas që jeton si vampir, që thith gjakun e të dashurit dhe që nuk i është ekspozuar diellit mbi 20 vite (Foto)

Georgina Condon nga Brisbane në Australi, ka gjithmonë fytyrë të zbehtë dhe është e etur të thith gjak, një shprehi e keqe që iu ka ngulitur në kokë qysh kur ishte adoleshente, dhe ky fakt e bën atë një vampire të vërtetë.

Përveç kësaj, kjo grimere vuan nga sëmundja e rrallë e talasemisë, ku shpesh kërcënohet nga anemia dhe mungesa e hekurit në gjak. Ajo gjithashtu vuan nga pezmatimi i lëkurës nga rrezet e diellit, dhe për këtë arsye ajo tash e 20 vite nuk i është ekspozuar diellit, transmeton Telegrafi.

2


“Pa gjak bëhem nervoz dhe ndihem e përgjumur. Me një fjalë dua vetëm të fle”, ka deklaruar Georgina për Daily Mail Australia.

Kjo australiane nevojën për konsumim të gjakut e krahason me kënaqësinë gjatë aktit seksual.

3

“Është një ndjenjë shumë e ngjashme me atë kur jeni duke bërë seks. Gjithçka sillet rreth kënaqësisë”, ka shtuar ajo.

Zamael me të cilin ajo është në lidhje për më shumë se tri vite, i lejon asaj që t’ia thith gjakun nga plagët që i shkakton me një brisk të rrojës.

4

“Nuk e pi çdo ditë gjakun e tij sepse ai do të duhej të pësonte shumë plagë në trup, dhe për këtë arsye konsumoj vetëm njëherë në javë, por nuk kemi ndonjë orar të caktuar sepse do të ishte shumë e çuditshme”, ka thënë Georgina e cila pranon se urren veten për faktin se sa shumë dhimbje i shkakton partnerit.

6

Megjithatë, ajo pranon se nuk dëshiron të konsumoj gjakun e dikujt tjetër, sepse kjo do të nënkuptonte se po e tradhton partnerin me dikë tjetër.

“Nuk dua ta bëjë atë. Shumë njerëz janë lajmëruar vullnetar për të më dhuruar gjak, por thjesht nuk kam qenë e interesuar”, ka shtuar vampirja e vetme në Australi.

7

Fiksimi për gjakun i është zhvilluar qysh kur ishte e fëmijë, dhe shikonte filma me vampirë.

“Sillesha sikur karakteret e këtyre filmave, bëja grim kinse me gjak dhe vishesha me kostume të vampirëve. Si 13-vjeçare fillova të prej duart dhe të thith gjakun tim”, ka thënë Georgina e cila për herë të pakun kishte shijuar gjakun e huaj kur ishte 17-vjeçe. /Telegrafi/

8

9

10

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori