LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi që “fitoi” vëmendjen e tërë botës, pas 73 viteve akoma mbetet i panjohur identiteti i burrit – trupi i të cilit u gjet në një plazh në Australi

Rrëfimi që “fitoi” vëmendjen e tërë botës, pas 73 viteve akoma mbetet i panjohur identiteti i burrit – trupi i të cilit u gjet në një plazh në Australi

Trupi i pajetë i një burri i gjetur në një plazh në Somerton në jug të Australisë para më shumë se 70 viteve, është nxjerr sërish nga varri me shpresën se do të çojë deri të zgjidhja e një prej mistereve më intriguese të këtij vendi.

Siç raporton BBC, identiteti dhe shkaku i “vrasjes të burrit nga Somerton” akoma mbetet i panjohur. Gjatë viteve kanë qarkulluar teori të ndryshme lidhur me identitetin e tij – nga një spiun i Luftës së Ftohtë e deri te një partner i vrarë nga xhelozia, transmeton Telegrafi.


E policia australiane tani ka bërë të ditur se hapja e varrit të tij ka një rëndësi të madhe, në veçanti tani kur ka avancuar shumë teknologjia e ADN-së.

Trupi i pajetë i burrit u gjet më 1 dhjetor të vitit 1948 në plazhin e Somerton në qytetin Adelaide në jug të Australisë. Ai kishte të veshur një kostum, në xhepa nuk kishte asgjë që do të mund ta identifikonte.

Hetimet e para e kishin cilësuar si “rast të pazgjidhur”. Ai ishte varrosur në varrezat e Adelaides me një mbishkrim në guri: “burri i panjohur”.

Mbetjet e trupit të burrit janë hapi i parë në procesin e ndërtimit të ADN profilit, dhe zbulimit të përgjigjeve në një prej rasteve më të mistershme në Australi.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nëse arrijnë të sigurojnë dëshmi të mjaftueshme të ADN-së, do të tentojnë të identifikojnë burri si dhe të mësojnë se nga ishte dhe si kishte përfunduar në det.

E ky rast pati fituar vëmendjen e tërë botës, por deri më tani asgjë konkrete nuk ka pasur lidhur me burrin e shumëpërfolur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori