LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i pronarit të “Shtëpisë së verdhë”, ndjehet i harruar nga Kosova e Shqipëria

Rrëfimi i pronarit të “Shtëpisë së verdhë”, ndjehet i harruar nga Kosova e Shqipëria

Pronari i të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”, Mersin Katuçi, ka rrëfyer historinë e jetës së tij. Akuzat se shtëpia e tij është shfrytëzuar për aktivitete kriminale nga ish krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë dëmtuar rëndë imazhin e tij dhe të familjes. Ai në një rrëfim për Tëvë1 ka thënë se ndihet i zhgënjyer që u la në harresë nga Kosova dhe Shqipëria.

Është një rrugë e gjatë dhe sfiduese për të shkuar në fshatin Gurrë.


Ky fshat i vogël duket që është lënë në harresë.

Ajo që bie ne sy në këtë vend është një shtëpi e madhe, është e ashtuquajtura “Shtëpia e Verdhë”.

Kjo shtëpi përmendet 5 herë në raportin e ish-senatorit zviceran, Dick Marty.

Pretendimet janë se në të janë hequr veshkë të njerëzve me qëllim të trafikimit nga figura të larta të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Këto akuza të rënda nuk u vërtetuan asnjëherë.

Pavarësisht kësaj, akuzat se kjo shtëpi u shfrytëzua për aktivitete kriminale, kanë lënë pasoja të rënda për familjen Katuçi.

Shkaku i kësaj ngjarje, 5 fëmijët e Mersinit u detyruan ta braktisin fshatin.

Disa prej tyre emigruan edhe jashtë vendit.

Ai tani jeton vetëm me gruan e tij.

Katuçi rrëfen dhimbjet që ia ka shkaktuar gjithë kjo histori.

Ai thotë se në kohën e luftës, në zonën e Gurres nuk ka shkelur këmbë kosovari.

Katuçi tregon se Dick Marty kishte shkuar në shtëpinë e tij me forca të shumta policore.

E banorët e fshatit edhe pas 20 vitesh vazhdojnë ta paragjykojnë pronarin e “Shtëpisë së Verdhë”.

Marsin Katuçi ka autorizuar avokatin Tomë Gashi për të përgatitur Kallëzim penal si dhe padi civile kundër ish-senatorit, Dick Marty.

Dhimbja më e madhe e Katuçit është se ai asnjëherë nuk u vizitua nga liderët shtetërorë shqiptarë dhe nga ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Ai ndihet i braktisur si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova./Teve1/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori