LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i profesorit Rifat Gjota 26 vite më parë, për motorët e rifatuar dhe sferizmin

Rrëfimi i profesorit Rifat Gjota 26 vite më parë, për motorët e rifatuar dhe sferizmin

Edicioni i 100-të i emisionit “Fakte me Adnan Merovcin” në Klan Kosova, i është kushtuar figurës së shquar të profesorit Rifat Gjota, me rastin e ditëlindjes së tij.

Profesori Gjota falë njohurive teorike dhe praktike, punës së gjatë kërkimore e hulumtuese, për herë të parë filloi realizimin eksperimental të elektromotorit me parim të ri pune. Ky ishte një zbulim i cili u quajt epokal dhe zgjoi vëmendjen e opinionit të gjerë publik dhe shkencor në botë.


Në vitin 1985 u prezantua punimi “Makinat elektrike me fushë komplementare”. Më vonë ky inovacion ishte mbrojtur dhe patentuar në 33 shtete industrialisht më të zhvilluara si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japoni, Rusia, Zvicra etj.

Presidentes i kërkohet ta ndajë titullin "Nderi i Republikës së Kosovës" për profesorin Rifat Gjota
Lexo po ashtu Presidentes i kërkohet ta ndajë titullin "Nderi i Republikës së Kosovës" për profesorin Rifat Gjota

Në vitin 1986 profesor Gjota u ftua të marrë pjesë në tubimin ndërkombëtar të shkencëtarëve që punojnë në hulumtimin e gjithësisë dhe në simpoziumin ndërkombëtar të mendjeve të mëdha botërore në lëmin e elektromotorëve dhe gjeneratorëve.

Në këtë edicion të emisionit është transmetuar një bashkëbisedim mes profesorit Gjota dhe autorit të emisionit, i realizuar 26 vite më parë – 8 qershor 1997. Bashkëbisedimi ka dy tema: motorët e rifatuar dhe sferizmin.

Bashkëbisedimin mund ta dëgjoni në videon më poshtë: