Tadashi Yanai është personi më i pasur në Japoni. Kjo pasi që pasuria e biznesmenit japonez llogaritet rreth 24.8 miliardë dollarë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pasuria e tij vjen nga pozicioni i tij si kryetar dhe aksionari më i madh i “Fast Retail”, shitësi më i madh i veshjeve në Azi dhe kompania mëmë e “Uniqlo”.
Yanai hapi dyqanin e parë “Uniqlo” në vitin 1984 dhe e ka zgjeruar markën në më shumë se 2,000 dyqane në të paktën 20 vende.
Veshje e Uniqlo është “e përshtatur për të gjitha llojet e njerëzve: nëse ata janë miliarderë, klasa e mesme, apo edhe jo të pasur”, kishte thënë Yanai për Vault Magazine në 2011.
“Ne duhet të kujdesemi për të gjithë. Nëse nuk kujdesemi për të gjitha segmentet e jetës dhe segmentet e njerëzve, ne nuk mund të jemi të suksesshëm”, kishte shtuar ai.
Miliarderi japonez, sipas Business Insider, jeton në një shtëpi prej 50 milionë dollarë në pyjet jashtë Tokios dhe zotëron një shtëpi tjetër në një lagje të qetë dhe ekskluzive në qytet. Ai gjithashtu zotëron dy fusha golfi në Hawaii, ku shpenzon disa javë çdo verë, sipas Bloomberg.
Më poshtë ua sjellim një vështrim rreth jetës së personit më të pasur të Japonisë.
Biznesmeni japonez kryeson “Fast Retailing” dhe vlen rreth 24.8 miliardë dollarë. Ai është më shumë se 6 miliardë dollarë më i pasur se personi i dytë më i pasur në Japoni, Takemitsu Takizaki, sipas Bloomberg.
Pasuria e Yanai vjen nga pozicioni i tij si president, kryetar dhe aksionari më i madh i Fast Retail, shitësi më i madh i veshjeve në Azi. Miliarderi 70-vjeçar zotëron 46% të aksioneve të kompanisë.
Fast Retailing ka mijëra dyqane në mbarë botën dhe raportoi të ardhura vjetore prej 16.9 miliardë dollarë në gusht të vitit 2017, sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi.
Babai i Yanai zotëronte një dyqan të veshjeve për meshkuj të quajtur Dyqani i Meshkujve Ogori Shoji. Dyqani ishte në katin e parë dhe familja jetoi mbi të. Deri në vitet 1970 biznesi ishte zgjeruar në disa vende.
Pas diplomimit në kolegj në vitin 1971, Yanai filloi të shiste rrobat e burrave dhe enët e gatimit në një supermarket të Jusco, por ai u largua pas një viti dhe filloi të punonte për të atin.
Yanai u diplomua nga Universiteti Waseda me një diplomë në ekonomi dhe politikë. Gjithsesi ai ka thënë se fillimisht nuk është se ishte shumë i motivuar për të punuar.
“Preferenca ime nuk ishte që të punoja tërë jetën time, kështu isha”. “Babai im kërkoi që unë të gjeja punë në Jusco, prandaj me keqardhje e pranova”.
Ai tha se ai u bashkua me biznesin e babait të tij, sepse ai nuk kishte ku të shkonte tjetër, por se megjithatë në një moment ndjeu kënaqësi.
Në vitin 1984 në Hiroshima, Yanai themeloi “Magazinën e Unique Clothing”, e cila më vonë do të shndërrohej në vetëm “Uniqlo”.
Disa vjet më vonë, ai ndryshoi emrin e kompanisë së veshjeve të babait të tij në “Fast Retailing”.
Kompania u rrit shpejt gjatë disa viteve të ardhshme. Në vitin 1996, Yanai kishte më shumë se 200 dyqane në të gjithë Japoninë.
Një nga kuriozitetet më interesante të biznesit të tij është se xhaketa prej 15 dollarësh e Uniqlo ishte produkti më i popullarizuar i markës, me rreth një në katër njerëz japonezë që kishin blerë një të tillë, që nga viti 1998.
Miliarderi japonez, i cili është i martuar me dy fëmijë, jeton në një shtëpi 16.586 metra katrorë në pyjet jashtë Tokios, përcjell Telegrafi.
Prona, e cila përfshin një shtëpi roje, një hapësirë për makina dhe një “shtëpizë” me çati të veçantë, u vlerësua të jetë me vlerë rreth 50 milionë dollarë në vitin 2017.
Yanai gjithashtu ka një shtëpi me vlerë rreth 74 milionë dollarë – në lagjen Shibuya të Tokios.
Shibuya është një lagje e veçantë në Tokio në të cilën jetojnë shumë zyrtarë qeveritarë dhe drejtorë të famshëm ekzekutivë, sipas Japan Times. Të jetuarit atje tregon “një simbol të statusit shoqëror”.
Miliarderi thuhet se është një lojtar i pasionuar i golfit. Ai shpenzon tre javë çdo verë duke luajtur në Hawaii, ku zotëron dy fusha golfi që ai ka blerë për 74.1 milionë dollarë.
Midis viteve 2013 dhe 2018, zgjerimi i kompanisë së Yanait nënkuptonte se vlera e tij neto u rrit nga 15.5 miliardë në 24 miliardë dollarë.
“Fast Retailing” tani është shitësi i tretë më i madh global i veshjeve, pas H&M dhe Inditex, kompania mëmë e Zara, sipas MoneyWeek.
“Uniqlo” – marka më e suksesshme e “Fast Retailing” – ka më shumë se 2,000 dyqane në nivel global, me 825 vetëm në Japoni.
Vetëm 50 prej tyre janë në SHBA dhe shumica dërrmuese janë të shpërndara në të gjithë vendet aziatike, përfshirë Japoninë, Kinën, Hong Kongun, Korenë e Jugut dhe Filipinet.
Vetë Yanai ka thënë se rrobat e Uniqlo janë “përshtatur për të gjitha llojet e njerëzve”, sipas MoneyWeek.
Gjithsesi, Yanai e ka bërë të qartë se ai dëshiron që “Fast Retailing” të jetë shitësi më i madh i veshjeve në botë.
Ai i tha Forbes në vitin 2017 se qëllimi i tij është që të ketë të ardhurat e kompanisë deri në 29 miliardë dollarë deri në vitin 2020.
Përveç më shumë se 2,000 dyqaneve globale, “Uniqlo” ka në plan të hapë dyqanet e para në Indi, Vietnam, Danimarkë dhe Itali më vonë në 2019.
Yanai u bë 70 vjeç në shkurt të vitit 2019 dhe deri më tani nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar rreth asaj nëse do të heq dorë nga roli i presidentit të kompanisë, apo edhe se kush do të marrë vendin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Strategjitë e fshehta të GRU-së dhe FSB-së në Ballkan, Mandiq: Rusia paraqet gjithmonë rrezik
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump thotë se beson se SHBA do të 'marrë Grenlandën'
Trump thotë se mund të shqyrtojë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite