Kur “AkriviA” u shpall si fituesja e “Men’s Watch” në “Grand Prix d’Horlogerie de Genève” në nëntor, shumica e anëtarëve të audiencës ndoshta dinin pak më shumë sesa emri i markës gjashtëvjeçare.
Disa të pranishëm, megjithatë, brohorisnin me zë të lartë pasi themeluesi i saj, Rexhep Rexhepi, bëri rrugën e tij për të marrë çmimin për “Chronomètre Contemporain”.
“Ju duket se jeni shumë popullor, zotëri”, kishte thënë Édouard Baer, mjeshtër i ceremonive të ngjarjes, me një surprizë të habitshme në të cilën AkriviA fitoi mbi një listë të markave të njohura.
Rexhepi nuk mund të ketë një emër të madh të familjes, por, në moshën 31 vjeçare, ai është një kandidat i qartë i fuqishëm në mesin e një brezi të prodhuesve të orëve.
Dhe për këtë, mediumi prestigjioz “The New York Times”, i ka kushtuar një shkrim special.
“Kjo orë mban shumë gjëra që u bashkuan gjatë shumë viteve për t’u bërë realitet”, ka thënë Rexhepi në fjalimin e tij të pranimit.
Po sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, historia e të kaluarës së tij pasqyron vështirësitë e tij personale dhe përkushtimin e tij në këtë fushë.
I lindur në vitin 1987 në Zhegër, Kosovë, Rexhepi u largua nga vendi i shkatërruar nga lufta në vitin 1999 për në Zvicër.
Ai hyri në një program mësimi në Patek Philippe, dhe më vonë punoi për BNB Concept, një lëvizje e prodhuesve specialistë dhe për oratorin e njohur zviceran François-Paul Journe.
Në vitin 2012, në ditëlindjen e tij të 25-të, z. Rexhepi hapi punëtorinë e vet në zonën e qytetit të vjetër të Gjenevës, duke përdorur 100,000 franga zvicerane të kursimeve.
Në fillim, ai prodhoi kryesisht prototipa për markat e tjera; në vitin 2015, ai filloi të përqendrohet në zhvillimin e AkriviA.
Emri i markës, të cilën ai e kishte regjistruar si biznes tre vjet më parë, merret nga fjala greke që ka kuptimin e “saktësisë”.
AkriviA tani punëson gjashtë oratorë, duke përfshirë edhe vëllain e vogël të z. Rexhepi – i cili u bashkua me AkriviA pas një “kualifikimi” në Patek Philippe – dhe prodhon rreth 30 orë në vit.
“Nuk ka linja prodhimi në punëtorinë tonë”, tha z. Rexhepi në një intervistë. “Për ne, i njëjti orator duhet të mbikëqyrë një orë, nga fillimi deri në fund”.
Në një epokë të robotikës dhe Inteligjencës Artificiale, vizioni i z. Rexhepi është të krijojë mekanizma krijues të bërë tërësisht me dorë dhe të frymëzuara nga klasicizmi i pionierit horologjik (arti i bërjes së orëve) të shekullit të 18-të, Abraham-Louis Breguet, si dhe nga modernizmi i z. Journe.
“Cilësia e lartë dhe identiteti vizuel janë shumë të rëndësishme sepse duam që stili ynë të jetë i njohur”, ka thënë z. Rexhepi. “Kjo është arsyeja pse çdo gjë në orët tona, duke përfshirë lëvizjen, është simetrike, e cila natyrisht shton kompleksitetin, por sjell estetikë në përputhje me teknikën”.
“Ne mbrojmë vlerat tradicionale që po humbasin sot”, tha ai. “Mund të jemi të rinj, por ne mbështetemi në traditën për të ecur përpara”.
“Shumë oratorë të rinj vijnë në skenë, por në fund të rrallët përfundojnë në top”, ka thënë Oliver Müller, një konsulent i cili po e këshillon z. Rexhepi në zhvillimin e markës së tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deputeti i PS-së propozon ligj për kastrimin e personave që abuzojnë me fëmijët
Bllokimi i qytetarëve të Kosovës në Serbi, Dimiq: Vendim i turpshëm i Beogradit, na kujton kohën e Millosheviqit
Njohu Berishën si drejtues të PD-së, shkarkohet nga detyra gjyqtari Agron Zhukri për probleme me pasurinë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi