LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i pasagjeres së autobusit të aksidentuar në Kroaci: E pashë veten në livadh

Rrëfimi i pasagjeres së autobusit të aksidentuar në Kroaci: E pashë veten në livadh

Pasagjerja e autobusit të aksidentuar në Kroaci, Ilda Zeka Rexha nga Komuna e Gjakovës, ka treguar për momentet dramatike të përjetuara në aksidentim tragjik, që mori jetën e 10 personave.

Ajo në emision Radar në RTV Dukagjini, ka thënë se ka qenë në gjumë në momentin kur ka ndodhur aksidenti tragjik, duke shtuar se nga aksidenti ka pësuar disa lëndime trupore, transmeton Telegrafi.


“Shprehi ngushëllime familjarëve dhe bashkudhëtarëve që kanë pësuar aksidentin, falë zotit shpëtuam dhe jemi mirë, inshallah nuk përjeton askush atë që që e kemi përjetuar ne. Ka qenë ashtu e shkruar, dhe ndodhi ashtu siç e ndodhi. Nuk e mbaj mend aksidentin, kemi qenë në gjumë të gjithë pasagjerët, nuk kom qejf as shoferin me gjyku se ai nuk ka pasur qejf me ndodh kjo tragjedi. Pashë vetën në livadh, jam mundu me shpëtuar njerëz me aq forcë sa kam pasur. Prej një shoqe e kom lajmëruar babin, i kom thanë kemi pas aksident vetëm pak”, deklaroi ajo.

Rexha pohoi se ka pësuar lëndime trupore por që në krahasim me ato çfarë ka parë po mundohet të gjejë forcë e të kalojë këtë gjendje.

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë ndodhi të dielën, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë u lënduan lënduan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori