LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i mjekut hebre i cili ndihmoi pacientin e prekur me COVID-19 që trupin e kishte të mbuluar me tatuazhe të nazistëve

Rrëfimi i mjekut hebre i cili ndihmoi pacientin e prekur me COVID-19 që trupin e kishte të mbuluar me tatuazhe të nazistëve

Mjeku Taylor Nichols është ballafaquar edhe me raste të urrejtjes racore gjatë punës së tij në repartin e emergjencës, shkruan CNN.

Ai madje ka trajtuar pacientë racistë, dhe kjo për asnjë moment nuk e ka ndalur atë të kryej detyrën e tij me përkushtim, transmeton Telegrafi.


Të gjitha këto i hasi gjatë pandemisë së coronavirusit, ku një pacient kishte mbuluar trupin me tatuazhe të nazizmit, përfshirë kryqin e svastikat që e kishte vizatuar në gjoks.

Në gjendje të rëndë shëndetësore, Nichols kujton kohën kur ky racist kishte mbërritur në spital me autoambulancë dhe vazhdimisht i kishte kërkuar mjekut që të mos e lë të vdesë.

Nichols dhe ekipi i tij që përfshinte edhe një infermiere me ngjyrë dhe një terapist me prejardhje aziatike që punonte me respiratorë, bashkuan forcat për ta intubuar pacientin që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore nga COVID-19.

Por profesionalizmi dhe dashuria e madhe për punën, nuk e pengoi Nichiols që ta ndihmoi pacientin. Madje për CNN tha se pavarësisht se një gjë e tillë e kishte brengosur në fillim, ai për asnjë moment nuk u ndal së ndihmuari të gjithë pa dallim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori