Janë bërë 24 vite që është themeluar Shërbimi Policor i Kosovës, që në popull njihej si ShPK. Por, pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, ky institucion i rëndësishëm për vendin u bë me emër të ri.
Zyrtari i parë që kishte përgjegjësinë për të drejtuar tashmë Policinë e Republikës së Kosovës, ishte Sheremet Ahmeti.
Kolonel Ahmeti, që tashmë është në pension u emërua në këtë detyrë më 10 dhjetor 2008 nga kryeministri i asaj kohe Hashim Thaçi.
Ahmeti deri në atë kohë ishte komandant i Shërbimit Policor të Kosovës dhe zëvendës komisar i policisë së UNMIK-ut.
Në detyrën e drejtorit të Policisë ishte deri më 6 prill 2010.
Ahmeti në një prononcim për Telegrafin tregoi për periudhën e pasluftës dhe për sfidat që kaluan atë kohë si Shërbim Policor në bashkëpunim me UNMIK-un e deri në pavarësim
“Kam qenë një kohë të gjatë në burg nga viti 1994 deri në 2000-tën. Pas burgut jam paraqitur si çdo qytetarë i vendit në Policinë e Kosovës. Sigurisht që nëpër ato procese si krejt qytetarët kam kalu dhe unë, kam dal i suksesshëm dhe jam bërë pjesëtarë i Policisë së Kosovës.
Fillimet e mia kanë qenë shumë emocionuese dhe madhështore. Në muajin qershor të vitit 2000 fillova punën në polici, e në tetor u emërova zëvendës komisar në ShPK. Nga ajo periudhë kohore kam filluar me ndërtimin, pavarësimin e Policisë së Kosovës. Për mu ka qenë një ndjenjë e madhe dhe në atë kohë ishte UNMIK-un në Kosovë dhe vazhdimisht kam filluar ta ndërtojë me përgjegjësi profesionale dhe të paanshme”, ka thënë Ahmeti, transmeton Telegrafi.
Ai po ashtu tregoi se në vitin 2004 stacioni kryesor i ShPK-së ishte themeluar në Graçanicë.
“Në atë periudhë kohore kryesisht çdo gjë ka kaluar përmes meje…stacionin e parë të Policisë së Kosovës e kemi pas në Graçanicë në vitin 2004, e për mua ishte tepër madhore sepse shihja përmes pavarësimit të stacioneve edhe pavarësinë e vendit tim. Sigurisht që ajo me emociononte dhe më jepte vullnet të madh për të punuar për të mirën e vendit”, u shpreh ai.
E pas Pavarësisë së Kosovës ai u emërua drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ahmeti tha se emërimi i tij në atë pozitë ishte një ndjenjë e papërshkrueshme.
“Në atë kohë isha zëvendës komisar i Shërbimit Policor të Kosovës (ShPK) i emëruar nga UNMIK-u, ma pavarësimin e vendit në vitin 2008 me vendim të kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi më emëroi drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ajo ka qenë një ndjenjë vërtetë e madhe”.
Por, cila ishte sfida më e madhe me të cilën u përball gjatë mandatit të tij, Ahmeti tha: “Sfida më e madhe ishte veriu i Kosovës. Pasi instrumenti i Beogradit bënte presion tek qytetarët që të mos e pranojnë institucionin e Policisë së Kosovës.
Mirëpo, me angazhimin e përbashkët me UNMIK-un të vendosim dhe Policinë e Kosovës e cila ishte shembull dhe bashkëpunonte me qytetarët. Pastaj një problem tjetër ishin dhe policet femra, ku dilnin në rrugë me kolegët e vet dhe duhej mjaft kohë e angazhim që të trajtohej barabartë me të tjerët”.
Gjatë prononcimit, ai tha se si pjesëtarët e Policisë së Kosovës përballeshin me kushte të vështira si dhe me paga të ulëta.
“E dini që policët e Kosovës kanë qenë dhe pa armë kur dilnin në terren. E mos të flas për pagat të cilat kanë qenë shumë të ulëta. Të gjitha këto i kemi kalu dhe ju kemi shërbye qytetarëve të vendit. E ndjejë veten shumë mirë për tërë atë shërbim që kam bërë dhe shumë krenar”, tregoi Ahmeti për atë periudhë kohore.
Ai po ashtu foli edhe për zyrtarin e parë i cili u vra në krye të detyrës.
“Më kujtohet viktima e parë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Milazim Rexhepi, nga Kamenica. Ai ka qenë në shtëpi dhe kanë shkuar hajnat për të vjedhur në një shtëpi të një bashkëfshatari të tij dhe ai nga krevati u zgjua për t’i ndal hajnat dhe është vrarë”, tha Ahmeti.
Mirëpo, si e vlerëson Ahmeti sot institucionin më të lartë të sigurisë në vend, Policinë e Kosovës?
“Policia e Kosovës është zhvilluar, ndërtuar e ngritur me profesionalizëm dhe me trajnime të shumta që i kemi realizuar deri në Japoninë e largët e në ShBA, si dhe trajnimet e kryera në Turqi. Është me të vërtetë e ngritur profesionalisht dhe besoj fuqishëm që është një partner i sigurt”, tha ndër të tjera Ahmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025