eksperti ad

Rrëfimi i Halima Cisse, 26-vjeçe, e cila më 5 maj përmes prerjes cezariane solli në jetë nëntënjakët e saj në një klinikë në Casblanca të Marokut, ka fituar vëmendjen e opinionit në mbarë botën.

“Dukej sikur nga unë po dilte një kolonë e foshnjave”, kujton momentin e sjelljes në jetë të nëntë fëmijëve, transmeton Telegrafi.


Kështu edhe është futur në librin e rekordeve Guiness sa i përket numrit të lindjes së fëmijëve, e kjo nënë gjatë një interviste dhënë për Daily Mail, ka thënë se kishte pritur të sjellë shtatënjakë.

1 180

“Në ultrazë para lindjes mjekët më thanë se barti shtatënjakë. Kur më thanë se do të sjellë në jetë nëntë fëmijë, nuk kam mundur të besoj, kam qenë e shokuar”, thotë Cisse.

Lindja është kryer me prerje cezariane, e që të gjitha foshnjat, pesë vajza dhe katër djem peshonin nga 500 gramë deri në një kilogram. Pas lindjes menjëherë janë futur nëpër inkubatorë, ku edhe sot e kësaj gjendet derisa të marrin veten.

3 47

E bashkëshorti i saj Kader Arbi, 35-vjeç, marinar në marinën e Malit, thotë se për shkak të kufizimeve të coronavirusit nuk udhëtoi me gruan në Marok.

Foshnjat i ka parë më 9 korrik në spital, pasi që janë shfuqizuar masat e rrepta anti-COVID. Djemtë i kanë pagëzuar me emrat Muhamed, Bah, El Haji dhe Umar, kurse vajza Hava, Adama, Fatuma, Umu dhe Kadidi.

2 65

E për qëndrimin dhe rikuperimin në spital, koston e shpenzimeve prej një milion eurove qeveria e Malit është zotuar se do ta mbulojë.

“Për nëntënjakët çdo ditë kam nevojë për gjashtë litra qumësht dhe afro pelena. Fëmijët janë nëpër inkubatorë dhe mjekët i përcjellin vazhdimisht. Me mua janë dy herë në ditë nga gjysmë ore. Ende nuk kam forcë që të kujdesem plotësisht e vetme për ta. Lindja e një fëmije është mjaft e vështirë, por të kesh nëntë – mund ta paramendoni”, ka shtuar Cisse. /Telegrafi/