LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Besarta Jasharit: Momenti më i rëndë kur s’kam mundur me shpëtua motrën e vogël

Rrëfimi i Besarta Jasharit: Momenti më i rëndë kur s’kam mundur me shpëtua motrën e vogël

Asnjëherë nuk është  mjaft që të flitet e të tregohet për sakrificën e familjes Jashari.

Beteja e 5,6 e 7 marsit 1998 në Prekaz, ishte fillimi i fundit për Serbinë në Kosovë.

E kush më mirë e në mënyrë më autentike sesa Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari, mund ta rrëfejë atë kohë.

E mbijetuara e vetme në këtë betejë, në atë kohë fëmijë, tani Besarta rrëfen për RTK-në, për nder të Ditës së Çlirimit, atë që ka përjetuar.

“Jemi zgjuar herët në mëngjes me 5 mars nga zhurma e tankeve”, thotë Besarta Jashari “Luftimet nuk u ndalën deri me 7 mars”

Besarta Jashari tregon se lufta me forcat serbe dhe familjes së saj nuk u ndal, derisa Hamzë Jashari, Adem Jashari, Shaban Jashari e të gjithë djemtë e familjarët e tjerë, filluan të vriten, në këtë betejë.

“Serbët filluan me tanke të gjuajnë në drejtim të kësaj dhome, ku shumica u vranë këtu”, rrëfen Besarta, tregimin e vetëmohimit të një familje për liri.

Ajo thotë se ka shumë momente të rënda që ka përjetuar në ato tri ditë betejë, por një e veçon.

“Momenti më i rëndë ka qenë kur e kam lënë Blerinën, motrën time të vogël e nuk ka mundur ta shpëtoj”, ka rrëfyer ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori