LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimet e të mbijetuarve në aksidentin e maturantëve të Malishevës, të 2004-ës

Rrëfimet e të mbijetuarve në aksidentin e maturantëve të Malishevës, të 2004-ës

Sot janë bërë 14 vjet nga aksidenti në Fushë Arrëz të Shqipërisë, ku humbën jetën 15 maturantë nga Malisheva, të cilët po ktheheshin nga një eksursion. Familjarët dhe të mbijetuarit e aksidentit rrëfejnë për ngjarjen, ndërkohë që tregojnë se janë të zhgënjyer me trajtimin që iu bëjnë institucionet shtetërore.

Në familjen Suka në Banjë të Malishevës, për 50 vjet kishte pas vetëm lindje dhe asnjë vdekje. Kjo ndryshoi në tetorin e vitit 2004, kur më i riu i familjes humbi jetën tragjikisht.


Berat Suka kishe shkuar në ekskursion, të cilën e organizonte shkolla, por duke u kthyer autobusin në të cilin ndodhej e kishte goditur një veturë, që shkaktoi pastaj hedhjen e autobusit në humnerë.

14 vjet më vonë, Beratin e përkujtojnë njësoj me dhimbjen më të madhe që humbi jetën në moshën 18 vjeçare.

Në një bisedë për KosovaPress, babai i tij, Osman Suka rrëfen për kohën kur kishte marrë lajmin, më 14 tetor të 2004-ës.

Thotë se me të dëgjuar për aksidentin, mendja i kishte shkuar për djalin dhe ishte nisë për në Shqipëri.

“Kur kemi shku në Fushë Arrëz e kemi parë autobusin kishte rënë poshtë. Çanta e këpucë të shkapërderdhura, autobusi i kish pas rreth 51 persona, ka pas vajza dhe meshkuj. Prej atyre vetëm 15 meshkuj kanë gjetur vdekjen, 14 kanë gjetë vdekjen aty për aty, i 15’i në spital në Tiranë. Kur kemi shkuar i kemi parë qytetarët, tanë qajshin, vendosnin lule, lekë, pyetëm ku janë kufomat, na thanë në morgun e Pukës. Morëm rrugën për Pukë, në një restaurant kishin qen kryetari i komunës, nënkryetari dhe përfaqësuesi i arsimit. Aty më kanë thënë është shnosh e mirë në spital të Tiranës. Ma kanë ofruar një pije. Vëllai nuk u ulë e gjeti listën e të vdekurve. Aty e ka parë emrin e djalit tim, kështu ai filloi të qajë… Aty e mora vesh që djali im ka vdekur”, rrëfen ai.

Autobusi i Gjimnazit “Abdyl Frashëri” ishte plot, 51 persona brenda, prej tyre 15 nxënës nuk iu bënë ballë lëndimeve dhe humbën jetën. Të gjithë të vdekurit ishin djem.

Ndërkohë, lëndime morën të gjithë të tjerët, përfshirë profesorët dhe shoferin e autobusit. Ky i fundit, siç tregojnë të mbijetuarit e aksidentit, nuk ka vozitur asnjëherë më autobus që nga ai rast.

Sot 14 vjet pas aksidentin, babai i Berat Sukës, arrin të kujtojë çdo fjali që e kishte shkëmbyer me djalin para se ai të nisej për në Shqipëri.

“Djali im mua më ka thënë ja do të shkoj ja do të mbytëm. Kështu unë kam dorë i kam thënë nuk t’i jap paratë, por vëllau ia ka dhënë. Edhe profesorit i kishte thënë, kishin pas një skeq, i kishte thënë profesor hajde të kënaqemi edhe sot se nesër ka me ndodh një vdekje e madhe dhe do ta marrë vesh krejt bota”, thotë ai.

Profesori Zeqë Kastrati, që atëherë ishte kujdestar i klasës 12/4, mundohet të rrëfejë ngjarjen, por pranon se është shumë e vështirë të kujtohen nxënësit dhe të bisedohet me prindërit e tyre.

“Ishte një veturë kur u aksidentua me autobusin e parë, pastaj ishim ne në autobusin e dytë. Kështu që në atë moment ramë në humnerë, diku mbi 100 metra dhe fatkeqësisht humbën jetën 15 maturantë… Është shumë e vështirë kur i kujton ata maturantë, kur i sheh prindërit, komunikon me ta. Është e dhimbshme”, thotë ai

Nxënësit kosovarë kishin shkuar të vizitonin Shqipërinë për herë të parë. Për këtë, në atë kohë duhej të kalohej rruga e vjetër mjaft e papërshtatshme për vetura, sidomos për autobus.

Bajram Thaçi është një prej të mbijetuarve të aksidentit.

Sot thotë se është shumë e vështirë të shkojë e të vendosë lule pranë varreve të shokëve të tij.

“Nuk ka fjalë me përshkru këtë rast, ishim të rinj dhe shkuam të shohim Shqipërinë për herë të parë dhe pësuam një aksident shumë të rëndë… Unë kam qenë mbrapa shoferit të autobusit. Në ato momente një veturë e tipit Mercedes ka rrokur autobusin e parë dhe ka ardh në drejtimin tonë. Shoferi tentoi për me ikë dhe ai na rroki neve te goma e autobusit dhe na hudhi poshtë. Kur ka filluar autobusi të lëshohet poshtë të gjithë nxënësit kanë ardh të çrregulluar prej mbrapa dhe aty kam marrë lëndime. Më nuk e di si ka ndodhë deri në pra 9 në spital, erdh ish presidenti Mojsiu dhe e pash që ka ndodh rast i rëndë… Mua më kanë shti për të vdekurit, sepse kam mbetën në pjesën i vjerrur, por një profesor i afërt ma ka gjuajt do ujë dhe kam reaguar, dhe kanë thënë edhe ky është i gjallë”, rrëfen ai.

Pas këtij aksidenti, biblioteka e gjimnazit mori emrin “15 maturantët”.

Familjarët, të mbijetuarit e aksidentit dhe nxënës e profesorë të gjimnazit, që sot mban emrin “Hamdi Berisha”, për çdo 14 tetor organizohen dhe bëjnë homazhe te varrezat. Aty është e vendosur edhe një pllakë përkujtimore.

Por, familjarët dhe të mbijetuarit e aksidentit, sot janë të zhgënjyer nga trajtimi që iu bën shteti.

“Më ka thirr një pedagoge dje, përvjetori është më 14, ajo më ka thënë do ta mbajmë më 15. Unë i kam thënë jo më 15, por më 14 është përvjetori dhe do ta mbajmë. Ne familjarët do ta mbajmë me 14, ju kur të doni”, thotë ai.

Nga të mbijetuarit ka të lënduar që ende kanë nevojë për trajtime mjekësore, meqë kanë mbet me problem të mëdha shëndetësore.

“Unë kam pas lëndime shumë të mëdha, mirëpo asnjëherë nuk e kam qajtë vetveten, sepse është shumë e dhimbshme kur ata kanë humb jetën. Ka edhe shumë ish-maturantë të tjerë që kanë lëndime të mëdhaja, njëra prej tyre është Ardita që përballet çdoherë me problem të rënda shëndetësore që asnjëherë nuk është kujdes shteti për të, as për ne as për të”, thotë ai.

Ata nuk janë të kënaqur as me mirëmbajten e varrezave.

Maturantët u aksidentuan më 14 tetor të vitit 2004, derisa po ktheheshin në Kosovë nga një ekskursion në Shqipëri./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori