LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimet e të burgosurve në Burgun e Dubravës, si përfunduan prapa grilave përdoruesit e narkotikëve

Rrëfimet e të burgosurve në Burgun e Dubravës, si përfunduan prapa grilave përdoruesit e narkotikëve

Në Burgun e Dubravës është realizuar emisioni ‘N’burg me Nitën’ i RTV Dukagjini, ku janë rrëfyer të burgosurit, të cilët kishin qenë përdorues të narkotikëve.

Valon Gashi, i burgosur nga Peja, i cili është i dënuar 7 vjet e gjysmë për grabitje, ka thënë se në fëmijëri ka qenë një tip i qetë e i urtë në shkollë dhe deri në klasën e gjashtë-shtatë ka qenë një nxënës i mirë.


Ndërsa ka folur rreth rastit të dënimit të tij për grabitje, Gashi tregon se si kanë reaguar familjarët e tij.

“Jam ndjerë keq, sepse familja më ka thënë çfarë ke bërë kështu? Kushtet e jetesës i ke pasur”, ka treguar Gashi.

Ndër të tjerash, ai ka folur edhe për efektet e barit, si përdorues, duke thënë se në fillim nuk të duket asgjë, por me kalimin e kohës e kupton se ke jetuar si në ëndërr.

Eduart Dudini nga Gjilani është i dënuar për vjedhje të rëndë me 5 vjet e gjysmë.

Eduardi thotë se në fëmijërinë e tij ka pasur fatin që të rritet në një familje të mirë, por në moshën 15-16 vjeçare ka filluar të përdorë droga për dhjetë vjet. E, sipas tij, këto pasoja është duke i vuajtur nëpër burgje ende.

“Drogën e kam filluar me shoqëri. Me konsumimin e barit kam vazhduar si përdorues për shtatë vjet radhazi. Ndërsa, pas asaj periudhe, kam kaluar në droga të tjera, të cilat i kam përdorur, siç janë heroina për tri vjet. Ndërsa qe 5 vjet i kam lënë të gjitha”, ka thënë Dudi.

Ai ka shtuar se duke qenë përdorues i drogës nuk mund të jesh askushi në këtë jetë.

“Jam ndjerë keq kur e kam parë familjen time dhe iu kam premtuar se nuk do të ndodhë më, dhe do të sjellem mirë”, ka thënë Dudi.

Sipas tij, nëse je përdorues i drogave dera e vetme nëpër të cilën do të kalosh të ardhmen është vetëm në burgje. Ndërsa këshillat e familjes nuk kishin munguar asnjëherë.

I burgosuri nga Mitrovica është i dënuar për narkotik me dy vjet burg.

Ai ka thënë se si fëmijë ka qenë më i shkathët dhe është marrë me sport, si dhe ka pasur një fëmijëri të shkëlqyeshme. Asnjëherë nuk ka menduar se mund të jetë përdorues i drogave, pasi është marrë me sport dhe nuk ka menduar se do të ketë një të ardhme të tillë.

“Barin e kam provuar një herë dhe ka nisur ta pëlqejë, por pas një kohe të gjatë e kam kuptuar se është e dëmshme, jo vetëm për mua, por për çdo njeri”, ka thënë i burgosuri nga Mitrovica. /Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori