LAJMI I FUNDIT:

Rrëfime nga Burgu i Sigurisë së Lartë: Duke parë filma, jam munduar të zbatoj ato skena në realitet

Rrëfime nga Burgu i Sigurisë së Lartë: Duke parë filma, jam munduar të zbatoj ato skena në realitet

Agroni, Habibi, Nemanja tashmë kanë kaluar pjesën më të madhe të viteve të burgut për të cilët janë dënuar. Por ata thonë se do ta ndjejnë përgjithmonë peshën e gabimeve të së kaluarës.

Të burgosurit që po vuajnë dënimin në Burgun e sigurisë së lartë pa përjashtim janë të penduar për veprat që kanë bërë, për të cilat përfunduan në burg.

Agron Gashi është dënuar me 15 vite burg për vjedhje dhe grabitje.

Ai në emisionin “N’burg me Nitën” në RTV Dukagjini ka vendosur të rrëfejë dramën e tij jetësore.

Agroni tashmë ka kaluar 7 vite të burgut, derisa shpreson në një amnesti për sjellje të mirë.

“Që nga mosha 3-vjeçare kam qenë fëmijë problematik. Nuk kam vijuar mësimin si bashkëmoshatarët. Në moshën 14-vjeçare kam bërë moshën për të hyrë në burg… Kam pasur dëshirë të tregohem i fortë si gjithë fëmijët. Duke parë filma jam munduar të zbatoj ato skena në realitet. Më vonë në mungesë të financave jemi detyruar të bëjmë vjedhje e grabitje”, rrëfen 32 vjeçari që thotë se tashmë ka mbajtur me ndërprerje gati 18 vite burg.

Ai thotë se krimet që bëhen herën e parë të ngjallin frikë, por më pas gjithçka bëhet normale.

“S’kemi menduar për pasoja, na vret dikush apo e vrasim dikë. Qëllimi ka qenë të arrijmë të ato gjëra që kemi dashur. Por pasi të shpenzojmë ato që i kemi vjedhur pendohemi”.

Agroni thotë se i është futur atyre rrugëve pa pasur një ide se qysh do t’ia del.

Ëndrra e Agronit është që pasi të del nga burgu të krijojë familje dhe të integrohet në shoqëri edhe pse e mundon e kaluara jo e mirë.

Edhe Habib Marolli po vuan dënimin prej 22 vjetësh për vjedhje dhe grabitje.

Ai tashmë i ka vuajtur 15 vite burgun e sigurisë së lartë.

Habibi thotë se ka pasur shoqëri problematike qysh në moshë të re.

“Iu kemi bërë zullum fqinjëve. Duke vjedhur e duke shitur…Krimi i parë ka qenë kur kemi vjedhur një veturë të tipit “Fiq”. I jemi futur sheshit të Prishtinës përmes dhe aty na ka hetuar policia. Gjatë tërë natës na kanë mbajtur në burg e na kanë rrahur pak por nuk kemi marrë mësim. Jam shumë i penduar për ato që kamë bërë. Humba familjen, fëmijët, të shoqen e gjithçka”.

Ai thotë se familja e kanë vërejtur që po shkon rrugëve jo të mira por që nuk ka mundur të ndalet.

“E di që familja e vuan më së shumti burgun tim. Më kujtohet kur kanë ardhur për herë të parë në burg. Në Dubravë në atë kohë isha në burg. Nuk mundesha ta ngre kokën para tyre. I penduar, por atëherë më ishte vonë”.

Habibi, fajin për gjithë ia lë shoqërisë së keqe.

Nemenja Viqentijeviç është dënuar me 14 vite burg për vrasjen e të dashurës.

Edhe ai si dy të burgosurit tjerë thotë se është penduar për veprën që ka bërë.

Secili nga këta tre personazhe dëshirojnë ta kthejnë kohën pas dhe të fillojnë një jetë të re nga e para.

Ata dëshirojnë të bëjnë vepra të mira dhe t’i ndihmojnë ata që ju kanë shkaktuar vuajtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori