LAJMI I FUNDIT:

Rrëfim tronditës i punëtorit në ,,Draexlmaier” të Maqedonisë (video)

Rrëfim tronditës i punëtorit në ,,Draexlmaier” të Maqedonisë (video)

Civil Media e ka publikuar rrëfimin e një punëtori nga Velesi, i cili punon në investimin e huaj Draexlmaier në Kavadar. Si edhe shumë të tjerë, bashkëbiseduesi insiston të ngelet anonim, meqë ka frikë nga humbja e vendit të punës, por edhe nga presionet e mundshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Fjalët e tija janë një rrëfim tronditës për luftën për ekzistencë të punëtorëve të cilët janë të detyruar të kërkojnë punë e cila paguhet pak, ku kushtet për punë janë të vështira, ku pajisje mbrojtëse sigurohen vetëm kur vijnë përfaqësues të kompanisë nga Gjermania dhe ku e vetmja gjë që është e shekullit 21, janë makinat me të cilat punojnë të punësuarit.


„Punojmë edhe nga 13 deri më 15 orë … Nuk kanë kamxhik por kanë një formë të sofistikuar të skllavërisë.“ – thotë bashkëbiseduesi.

Ata nuk mund të organizohen as në sindikatë. Kjo është e ndaluar, dhe ato që do të përpiqen të organizohen, nuk u vazhdohet kontrata për punë e cila zakonisht zgjat gjashtë muaj.

Punëtori ankohet sidomos për sjelljen e menaxherëve lokal dhe beson se për këtë nuk kanë njohuri në Gjermani, prej nga dhe e ka prejardhjen kompania./Telegrafi/