LAJMI I FUNDIT:

Rrëfen ngjarjen drejtori i shkollës së nxënësve nga Presheva që u aksidentuan sot në Vragoli

Rrëfen ngjarjen drejtori i shkollës së nxënësve nga Presheva që u aksidentuan sot në Vragoli

Po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri për në Preshevë. Mirëpo në magjistralen Prishtinë-Pejë, disa maturantë të shkollës së mesme teknike “Presheva” që po udhëtonin me autobus u aksidentuan me një kamion dhe një veturë.

Nga ndeshja, policia raporton se mbetën të lënduar 30 persona.

Drejtori i Emergjencës së QKUK-së Naser Syla, bëri të ditur se 13 të lënduar janë dërguar për trajtim dhe se të gjithë janë lëshuar për në shtëpi, pasiqë nuk kishin lëndime te rënda.


Talat Arifi, drejtor në SHML Teknike “Presheva”, pohon se 7 nga ta janë nxënës.

30 të lënduar në autobusin që transportonte nxënës, aksidentohet me një kamion dhe veturë në magjistralen Prishtinë-Pejë
Lexo po ashtu 30 të lënduar në autobusin që transportonte nxënës, aksidentohet me një kamion dhe veturë në magjistralen Prishtinë-Pejë

“Patëm një pauzë te një pompë e benzinës, dhe për 10 minuta udhëtim pasi dolëm ndodhi aksidenti. Kompania me të cilën e kemi organizuar këtë eksukurzion tani është organizuar dhe është duke e sjellë autobusin, që t’i marrë nxënësit e tjerë dhe t’i dërgojë në shtëpitë e tyre”, u shpreh Arifi, për Klan Kosova.

Televizioni ka provuar të kontaktojë me udhëheqësit e kompanisë së autobusit, por të njëjtit nuk qenë  të qasshëm.

Në udhëtim ishin edhe dy autobusë të tjerë që shpëtuan pa u përfshirë në ngjarje, të cilët po ashtu po ktheheshin nga shëtitja 6 ditore.

Lirohen nga QKUK-ja të gjithë të lënduarit nga aksidenti në Vragoli
Lexo po ashtu Lirohen nga QKUK-ja të gjithë të lënduarit nga aksidenti në Vragoli

“Me vete kemi pas mjekun dhe infermierin të cilët menjëherë kanë dhënë ndihmat e para që duhet t’u jepen nxënësve për shkak të frikës që e patën në autobus”, tha tutje drejtori.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, pohoi se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50.

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, që tha se nxënësit janë mirë dhe se komuna bashkë me agjencionin turistik kanë marrë masa për sigurimin e transportit.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori