LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet në “Përballje” viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: Tmerrin që përjetova edhe sot e kam para syve (Video)

Rrëfehet në “Përballje” viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: Tmerrin që përjetova edhe sot e kam para syve (Video)

Sonte emisioni “Përballje” në RTV Dukagjini dhe Telegrafi do të sjellë një rrëfim të ndjeshëm të njërës nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ajo rrëfen në detaje për tmerrin që kishte përjetuar në vitin ’99 nga paramilitarët serb, ngjarjen se si ndodhi, dhunën fizike e psikike dhe pasojat e gjithë asaj që ka kaluar.

Si ndihet sot viktima edhe 19 vjet pas tmerrit që kishte përjetuar dhe në çfarë ankthi është duke kaluar ajo, si e la burri pasi ia tregoi rastin e dhunimit?


Rrëfimi i plotë transmetohet sonte në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini e Telegrafi.com nga ora 20:30.

Gjithashtu pas rrëfimit ekskluziv ka edhe debat për këtë temë, ku diskutohet se sa kemi punuar si shoqëri për këto viktima? Sa persona kanë marrë statusin e personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë? A po vazhdon edhe sot stigmatizimi për këtë temë?

Për të diskutuar në studio janë:

Minire Begaj-Balaj – Kryetare e Komisionit për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës

Valdete Idrizi – Aktiviste, Këshilltare e kryetarit të Kuvendit

Mirlinda Sada – Drejtoreshë Ekzekutive, Medica Gjakova

Luljeta Aliu – Aktiviste për të drejtat e njeriut

Emisioni “Përballje”- Debati për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë nga ora 20:30 në RTV Dukagjini dhe ritransmetimi të premten në mesditë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori