LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet një nga viktimat e abuzimit të Russell Brand: Më sulmoi seksualisht dhe më detyroi t’i laja dhëmbët aq fort deri sa mishrat m’u gjakosnin

Rrëfehet një nga viktimat e abuzimit të Russell Brand: Më sulmoi seksualisht dhe më detyroi t’i laja dhëmbët aq fort deri sa mishrat m’u gjakosnin

Një grua që kishte një lidhje gjashtëmujore me Russell Brandin ka pohuar se ishte sulmuar seksualisht nga komediani dhe prezantuesi, më vonë duke rrëfyer incidentin në një libër të vetëbotuar.

Jordan Martini thotë se ajo nisi lidhjen në shkurt të vitit 2007, kohë gjatë së cilës ajo pretendon se ai e kishte nënshtruar atë ndaj abuzimit emocional, e bëri atë të lante dhëmbët aq fort sa që mishrat e saj t’i rrjedhnin gjak në mënyrë që puthja të ngjante si “anonime” (t’i dukej sikur puthja të mos kishte identitet) dhe e sulmoi seksualisht.

Në një libër që botoi shtatë vjet pas përfundimit të marrëdhënies, të titulluar “kNot: Entanglement with a Celebrity”, ajo përshkroi se si u shpalos lidhja, duke e riemërtuar veten në llogari si “Dina” dhe Brandin si “Randall Grand”, shkruan DailyMail.


Një incident në hotelin “The Lowry” në Mançester, thotë zonja Martin, e pa Brandin të zemëruar kur zbuloi se ajo kishte qenë në kontakt me një ish-të dashur, duke i rrëmbyer asaj një telefon dhe duke e grisur kutinë për të shqyer baterinë.

Russell Brand akuzohet për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim emocional nga katër gra
Lexo po ashtu Russell Brand akuzohet për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim emocional nga katër gra

Ajo u tërhoq në një lavaman diku tjetër në dhomë dhe Brandi, ajo shkruan: “Nuk thotë asnjë fjalë. Ai qëndron aq afër saj. Ai e rrëshqet dorën poshtë në pjesën e përparme të xhinseve të saj të varura dhe në të brendshmet e saj”.

Më tej, zonja Martin shkroi se ajo “nuk ishte gati për këtë ndërhyrje”, duke shtuar se nuk ishte “sensuale apo e këndshme”.

Brandi, tha ajo, më pas dyshohet se doli nga dhoma pa thënë asgjë, duke e lënë atë të ndihej “e hutuar, e pakëndshme dhe pak e shtangur”.

Diku tjetër në libër, ajo pretendon se Brandi dikur e detyroi të lante dhëmbët deri në pikën që mishrat e dhëmbëve iu gjakosën.

Ajo shkroi se prezantuesi ‘shtyn kufijtë, duke kontrolluar njerëzit e tjerë për të përmbushur perversitete personale për hir të dominimit, ose për hir të diçkaje’.

Dyshja jetuan së bashku për një kohë të shkurtër para se lidhja të merrte fund. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori