LAJMI I FUNDIT:

Rrahu gruan me pretendimin se nuk po i kushton vëmendje, një muaj paraburgim të dyshuarit në Prizren

Rrahu gruan me pretendimin se nuk po i kushton vëmendje, një muaj paraburgim të dyshuarit në Prizren
Foto: Ilustrim/Arkiv

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit M.G për dhunë në familje.

Sipas komunikatës për medie, u dyshuari ka rrahur bashkëshorten, me pretendimin se e njëjta nuk po i kushton vëmendje.


“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Me datë 27 shkurt, në orët e mëngjesit, në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri M.G., i shkakton lëndim të lehtë trupor dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin e të dëmtuarës, viktimës së ndjeshme – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme bashkëshortore lidhur me pretendimet e të pandehurit se e dëmtuara nuk po i kushton vëmendje”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës ditën e incidentit i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalët “pse po rrinë qashtu bajat” pastaj e sulmon fizikisht duke e kap për flokë, e godet me grushte në pjesën e kokës dhe në një gjendje të tillë i njëjti e merre një rrip të pantallonave – e shtrëngon rreth qafës, pastaj fillon ta godas me rrip në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’ rast të njëjtës i shkakton lëndime trupore, sipas raportit mjekësor

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.03.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 02.04.2022, ndaj të pandehurit M.G., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 nën par 3.2 lidhur me par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, rrethanat dhe mënyrën në të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ashtu që i pandehuri në shtëpinë e përbashkët familjare, fillimisht fjaloset e pastaj e godet me grushte të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, andaj me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, apo rreziku i kryerjes së një vepre penale edhe më të rëndë”, thuhet në komunikatë.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori