Ai u bë i njohur për publikun shqiptar në saje të portretizimit të llapjanit te seriali "O Sa Mirë".

Bëhet fjalë për Kushtrim Qerimin, i cili ka shkëlqyer sezonin e kaluar me paraqitjet në krijimtarinë e lartcekur artistike.


kushtrimqerimi 36528472 1023605391140967 2751758174720622592 n

"Rrahmoni" së fundi duket se ka filluar pushimet verore, ku edhe po sjell fotografi dhe imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Aktori ka zgjedhur të vizitoj disa prej qyteteve të shtetit zviceran gjersa ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram.

Një prej tyre ka zgjuar kureshtjen teksa pozuar para zyrës së Kombeve të Bashkuara, të cilën e ka cilësuar si kriminale.

"Organizata më kriminale në botë", ka shkruar ndër të tjerash Kushtrimi teksa ka ngritur gishtat e mesit.

Ndryshe, aktorin do ta shohim edhe sezonin e ardhshëm me momente të hareshme në serialin "O Sa Mirë". /Telegrafi/

Screenshot 6