LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes vëllezërve në Prizren, shkaku i pronës

Rrahje mes vëllezërve në Prizren, shkaku i pronës
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren ka ndodhur një rrahje mes dy vëllezërve për shkak të pronës.

“Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezër), pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dhe si pasoj, kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë shoqëruar në polici.

Me vendim të prokurorit, personat janë dërguar në ndalim policor. /Telegrafi/